Shpërthimi në banesën e Muçës, shoqërohen disa persona

Policia e kryeqytetit ka shoqëruar sot disa persona të cilët do të merren në pyetje në lidhje me shpërthimin e ndodhur në banesën e Zv.drejtorit të policisë së Tiranës Dorian Muça.
Burime nga policia bëjnë me dije se po punohet intesivisht për të sqaruar motivet dhe identifikuar e kapur autorët, ndërkohë që aktualisht janë shoqëruar dhe po pyeten në lidhje me ngjarjen disa persona.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 02.40, në kryqëzimin e rrugëve "Ndre Mjeda" me rrugën "Frosina Plaku” në Tiranë, ku është vendosur një sasi ekspozivi, në derën e banesës së Zv/Drejtorit të Policisë Qarkut Tiranë Zotit Dorian Muça.
Menjëherë në vendngjarje u formua një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ekespertë më të mirë xhenier, të luftës kundër Akteve Terroriste, Specialitë të hetimit të krimit, të cilët duke bashkëpunuar ngushtë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, aktualisht po kryejnë veprimet hetimore dhe proceduriale.
Ndërkohë nga shpërthimi me lëndë ekplozive nuk ka dëme në njerëz por vetëm dëme materiale.