Tiranë, një 80-vjeçar rezulton i zhdukur

Një i moshuar rezulton i zhdukur që nga dita e djeshme në kryeqytet. Zydi Zita, 80 vjeç është larguar nga banesa në rrugën “Don Bosko” në Tiranë dhe nuk është kthyer më në shtëpi.
Familjarët deklarojnë se i moshuari vuan nga skleroza ndërsa janë shprehur të shqetësuar në lidhje me fatin e tij.
Ata ka theksuar se 80-vjeçari është veshur me një palë pantallona të zeza dhe një triko gri ndërsa kanë dhënë edhe dy numra telefoni për të gjithë ata të cilët kanë informacione për vendodhjen e tij.
Numrat e telefonit janë: 068 54 57 394 dhe 042 35 70 52.