E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthimi që i morri jetën 19- vjeçarit të "pa fat"

Në Gurrë të Matit u varros viktima 19- vjeçare e Gërdecit. Jetmiri vdiq teksa kishte shkuar për vizitë tek të afërmitBURREL- Fatkeqësia e Gërdecit, fshatit tashmë fantazmë, ka mbërritur dhe në Gurëz të Matit, kur në mes dhimbjeve dhe lotëve u varros 19- vjecari Jetmir Ballazhi. Ai ka punuar prej tre vitesh në emigracion si klandestin në Greqi, dhe ishte kthyer për të parë të atin shurdh-memec, vëllanë dhe motrën, ndërsa tre ditë më parë do të nisej sërish për në Greqi. Por gjatë ikjes nëpër male është kapur nga policia greke për t'u rikthyer për në vendlindje. Rrugës së kthimit Jetmiri vendos të ndalonte për të fjetur tek shtëpia e motrës e martuar në Gërdec tek fisi Delia.Dhe pikërisht në mesditë është ndodhur në oborrin e shtëpisë të motrës, kur janë dëgjuar krismat e para. Në ato momente ai është hedhur për të ndihmuar motrën dhe mbesën e vogël katër vjeç, mirëpo shpërthimi tjetër i fuqishëm i ka përplasur portën e shtëpisë mbi trup duke i sjellë vdekjen e menjëhershme. Sapo është mësuar rreth aksidentit të birit të tyre, familja ka shkuar tek spitali "Nënë Tereza" duke kërkuar të hyjnë tek morgu i spitalit ku ishin sjellë trupat e viktimave. Hasan Ballazhi, kushëri i viktimës, thotë se sapo kishte mësuar lajmin e hidhur kishte nxituar për në vendin e ngjarjes. Policia më pengoi të hyja tek shtëpia e vëllait dhe njerëzve të mi, thotë Hasani. Njerëz të afërm më thanë në telefon: "Miri ka vdekur". Blindat e ushtrisë e policisë e kishin tërhequr trupin e tij të pajetë nga vendi i ngjarjes, ndaj u nisa për në spital. Atje gjeta dhe të afërm të tjerë. Na lejuan të hyjmë në morg, kur vajtëm aty, fillimisht pamë shtatë kufoma ndërsa pak më tutje vumë re trupin e Jetmirit, i këputur në mes nga shpërthimi i fuqishëm. Gjergj Marku"Gjoba" e shpenzimeveEdhe pse ata kanë kërkuar ta tërheqin trupin e viktimës për në shtëpinë e tyre, nga policia u është kërkuar që të paguanin shpenzimet e arkivolit dhe të transportit, ka rrëfyer Hasan Ballazhi. Qenë gazetarët që na ndihmuan, shprehet më tej ai. Mblodhëm para borxh dhe pak pas mesnate na dhanë një ambulancë për transport. Sapo erdhëm në Gurrë kemi paguar 700 mijë lekë për arkivolin, transportin, kostumin dhe kurorën e luleve. 170 mijë i kërkoi shoferi i ambulancës, ndërkohë arkivoli, kostumi dhe kurora kushtuan 530 mijë lekë. Ndërkohë në skedën e vdekjes së Jetmir Ballazhit shkruhej nga mjeku ekspert se "vdekja e tij kishte ardhur nga shpërthimi i lëndëve luftarake". Në orët e pasdites së sotme mes dhimbjesh dhe lot fshati Gurrë i dha lamtumirën 19- vjeçarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›