Debati në zyrën e Berishës që parapriu dorëheqjen e Mediut
Kryeministrit Sali Berisha,
po ashtu dhe aleatit të
tij republikan, i kishin
mbërritur disa kërkesa joformale
nga kancelaritë perëndimore
për dorëheqjen e ministrit të
Mbrojtjes. Por të dy drejtuesit e së
djathtës prisnin për një moment
"shpëtimi", edhe pse parimisht
kishin vendosur që dikush duhej
të bëhej "kurban". Rreth 48 orë
nga tragjedia e Gërdecit, ministri i
Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i ka kërkuar
zyrtarisht Kryeministrit Sali
Berisha largimin nga pozicioni i
ministrit. Prapaskenat për largimin
e kryetarit të republikanëve
nga kabineti qeveritar kanë nisur
që në orët e para të ditës së hënë.
Mesditën e djeshme, në orën
12:04, Fatmir Mediu është parë
të futet në godinën e Kryeministrisë
për të zhvilluar një takim të
shkurtër kokë më kokë me shefin
e qeverisë, Sali Berisha. Takimi
mes Kryeministrit Berisha dhe
ministrit të Mbrojtjes, ka zgjatur
vetëm pak minuta, ku ky i fundit
i ka paraqitur përpara tavolinëS
numrit një të qeverisë dorëheqjen
e parevokueshme. Por në
zyrën e Kryeministrit është zhvilluar
një bisedë e zjarrtë, pikërisht
për përmbajtjen e deklaratës, për
të cilën Mediu nuk ka dashur të
redaktohej. Thelbi i saj ishte që të
kërkohej me forcë vlerësimi për
qeverisjen aktuale. Por që Mediu
ka bërë të ditur se nuk është vendi
për një gjë të tillë. Në orën 12:17
minuta, ministri Mediu ka dalë
nga Kryeministria për t‘u drejtuar
në zyrën e tij në Ministrinë e
Mbrojtjes. Vizita prej 13 minutash
në godinën e Kryeministrisë ka
pasur në fokusin e saj kërkesën
për dorëheqje, e cila do të bëhej
zyrtare vetëm në orën 15:30 në një
konferencë për shtyp në ambientet
e Ministrisë së Mbrojtjes.
Largimi i Mediut
Dy ditë pas tragjedisë së
shkaktuar në një depo municionesh
në fshatin Gërdec, ministri i
Mbrojtjes, Fatmir Mediu, pas një
takimi kokë më kokë në godinën e
Kryeministrisë me shefin e qeverisë
Sali Berisha, ka komunikuar
dorëheqjen nga posti i ministrit.
Në një konferencë për shtyp
në ambientet e Ministrisë së
Mbrojtjes, kreu i republikanëve,
Fatmir Mediu, deklaron zyrtarisht
largimin nga posti i ministrit
të Mbrojtjes, duke e argumentuar
atë si një reflektim politik dhe
moral të përgjegjshëm të një ministri
dhe politikani. "Dorëheqja
ime është një reflektim politik
dhe moral i përgjegjshëm, edhe
pse i marrë në kushtet e një
mungese të plotë përgjegjësie
ligjore dhe institucionale time si
ministër", tha Mediu. Ish-shefi i
Ministrisë së Mbrojtjes ka theksuar
se në respekt të detyrimeve
institucionale dhe morale do të
mbështesë fort hetimet e filluara
nga organet kompetente për
zbardhjen e aksidentit tragjik.
"Në kushtet e krijuara, si një politikan
i përgjegjshëm dhe si një
prind që e njeh mirë edhe personalisht
dhimbjen për këtë që
ka ndodhur, edhe pse i zhveshur
nga çdo përgjegjësi personale,
deklaroj se pak minuta më parë
i kam paraqitur Kryeministrit
të Shqipërisë, dorëheqjen time
si ministër i Mbrojtjes. Fatmir
Mediu u emërua në krye të Ministrisë
së Mbrojtjes menjëherë paS
zgjedhjeve parlamentare të vitit
2005 dhe qëndroi në këtë detyrë
për plot 30 muaj. Në momentin e
deklaratës lidhur me largimin e tij
nga detyra që i ishte besuar prej
afërsisht dy vjet e gjysmë dhe për
vazhdimësinë e marrëdhënieve
me Partinë Demokratike, Mediu u
shpreh se "mazhoranca është më
e rëndësishme se unë dhe Partia
Republikane do të vazhdojë të
mbështesë qeverinë". Më tej, ai
ka bërë një seri falënderimesh
për Forcat e Armatosura, të cilat
gjenden në vendngjarje, duke
punuar intensivisht për shmangien
e pasojave të mëtejshme të
aksidentit tragjik. "I kërkoj ndjesë
çdo ushtari apo oficeri që nuk
kam mundur ta kontaktoj personalisht,
për t‘i njohur, mbështetur
dhe zgjidhur problemet e tyre",
tha Mediu. Falënderime nga
ana e Mediut kanë ardhur edhe
për partnerët euroatlantikë të
Shqipërisë, të cilët janë gjendur
pranë në këtë moment të vështirë
dhe kanë dhënë mbështetjen në
rrugën e anëtarësimit të vendit
tonë në NATO. Ish-ministri
falënderon Kryeministrin Berisha
për bashkëpunimin, por edhe
opozitën për qëndrimin dhe reagimin
realist në lidhje me këtë
ngjarje. Një ditë përpara dhënieS
së dorëheqjes, Mediu u shpreh se
"është e pamoralshme që të përcaktohen
se cilët janë shkaktarët
e shpërthimit, nëse nuk nisin
hetimet dhe nuk bëhet më parë
analiza e situatës". Hetimet kanë
nisur që ditën e diel nga prokuroria
dhe analiza e plotë e situatëS
do të bëhet edhe nga Presidenti
i Republikës në mbledhjen e
Këshillit të Sigurisë. Një ditë para
zyrtarizmit të dorëheqjes, Mediu
u shpreh se "unë nuk fajësoj njeri
për tragjedinë. Aktualisht po
merrem me punë për të normalizuar
situatën. Shkaktarët le t‘i
përcaktojë prokuroria".