E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fazllic, Dervishi: Deklaratat e Withers, shqetesim real

Deklaratat e ambasadorit amerikan John Withers ne lidhje me komisionin hetimor qe kerkon te ngreje parlamenti per te kontrolluar aktivitetin e prokurorise ne ceshtjen “Fazllic”, jane nje shqetesim real ne te cilat shihet se demokracia ne Shqiperi eshte ne rrezik.

I ketij mendimi eshte analisti Lufti Dervishi, sipas te cilit mazhoranca nuk duhet te dije se si te veproje me institucionet e pavarura.

“Shqetesimi i amerikaneve eshte real, sepse ne e kemi seriozisht me demokracine, ne thelbin e se ciles eshte ndarja e pushtetit”, eshte shprehur Dervishi ne “Shqip”.

“Ka nje problem te madh per menyren se si mazhoranca duhet te veproje me institucionet e pavarura”, shtoi ai.

Nderkohe i ftuari tjeter ne emision, Henri Cili mendon se shqetesimet e ambasadorit amerikan jane te drejta, por, sipas tij, parlamenti ka te gjitha te kompetencat ligjore qe te ngreje nje komision hetimor.

“Me duket e pakuptueshme qe te dekurajohet iniciativa e mazhorances per te ngritur nje komision hetimor qofte edhe per here te trete ndaj prokurorise. Eshte e drejta e sovranit te kontrolloje ne cdo moment cdo ceshtje”, theksoi Cili.

“Megjithate alarmet e ngritura jane te nevojshme, por edhe parlamenti ka te drejten legjitime per te ngritur komisionin hetimor”, pohoi ai.

Ndersa deputeti Spartak Ngjela e ka quajtur si “nje fat te madh per Shqiperine” nderhyrjen e Withers.

“Flet tre here rresht per nje ceshtje ambasada amerikane, eshte nje fat i madh. Po shoh nje konstante amerikane ne lidhje me shqiptaret. Ata e duan demokracine shqiptare”, tha Ngjela. 

Kurse per Genti Ibrahimin, “ambasada amerikane shikon frike per standardet e demokracise shqiptare”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›