Shpëtojnë nga mbytja dy pushuese kosovare
Dy pushuese nga Kosova shpëtohen nga mbytja. Një vajzë 3 vjeçe dhe një tjetër 17-vjeçare janë shpëtuar pasditen e djeshme nga mbytja, ndërsa janë nxjerrë në breg në gjendje asfiksie. Kanë qenë pushuesit e tjerë, policia e rendit dhe ambulanca që kanë ndërhyrë duke shpëtuar dy jetë njerëzore, ndërsa rojet e plazhit kanë qenë në orarin e pushimit kur kanë ndodhur ngjarjet. Burime nga policia e plazhit thanë se pushuesit kanë njoftuar në sallën operative për të dyja rastet që ndodhën në zona të ndryshme të plazhit të madh dhe menjëherë janë dërguar forcat "Shqiponja" dhe autoambulanca, të cilat me shpejtësi i kanë dërguar në spital, ku u është dhënë ndihma e parë dhe të dyja të rrezikuarat kanë dalë nga gjendja kritike për jetën.