Policët do japin 0.5% të pagës për t‘u mbrojtur nga sindikata
Sindikata e Policisë duket se pas firmosjes së kontratës kolektive të punës po vazhdon misionin e saj për të mbrojtur gjithë efektivin e policisë në të gjitha mënyrat që e parashikon ligji. Madje, ajo ka filluar menjëherë punën për të krijuar bordet drejtuese të saj dhe në disa qarqe është mbledhur edhe kuotizacioni përkatës i punonjësve të policisë, që kanë pranuar të jenë anëtarë të sindikatës, e që shpresojnë se një ditë do të përfaqësohen prej saj në problemet e shumta që shfaqen në polici, që nga pagat, pensionet, reformat, apo edhe deri tek orët e punës. Sindikata e Policisë, për të qenë sa më shpejt dhe më pranë probleme të rreth 9500 punonjësve policie, menjëherë pasi u firmos kontrata kolektive, ku asaj i hapet rruga zyrtarisht, ka nisur punën për zgjedhjen e stafit në të gjithë qarkun, por edhe të mbledhë paratë e para për të funksionuar me një buxhet të saj, e të përballojë shpenzimet në "luftën" për mbrojtjen e të drejtave të policëve. Kështu, në kontratën e firmosur deklarohet se fillimisht duhet të përgatitet lista e anëtarësisë së nënshkruar nga kryetari i çdo njësie apo dege. Të gjithë punonjësve të policisë u dërgohet një kartë e paplotësuar anëtarësie, e cila firmoset prej tyre për t‘u bërë anëtar i Sindikatës së Policisë. Ndërsa ata që nuk duan të bëhen anëtarë të saj, pasi me ligj janë të tillë, duhet të paraqesin një kërkesë pranë sindikatës për të dhënë dorëheqjen nga ajo. Por, kjo sjell një efekt negativ nëse eprorët abuzojnë në kurriz të tyre pa të drejtë, pasi sindikata nuk mund të marrë në mbrojtje atë që nuk është anëtar.
Sipas të dhënave nga Sindikata e Policisë së Shtetit, plotësimi i listës ka nisur që prej dy muajsh, pasi ky është detyrim i parashtruar me nënshkrimin e kontratës së punës. Madje, nga informacionet e marra mësohet se Drejtoria e Policisë në Tiranë dhe ajo e Elbasanit, i kanë plotësuar pothuajse të gjithë. Me plotësimin e listës së anëtarësisë së nënshkruar nga kryetarët e njësisë, fillon edhe vjelja e kuotizacionit përkatës sipas statusit të sindikatës. Sipas detyrimeve ligjore, çdo anëtar paguan vlerën 0.5 për qind të pagës mujore, shumë e cila kalon në numrin e llogarisë bankare të sindikatës brenda 10 ditëve nga data e pagimit të saj. Listat që plotësohen në drejtoritë e policisë në qarqe shkojnë në financë dhe që aty kuotizacioni kalon në numrin e llogarisë së sindikatës.
Në lidhje me drejtoritë e tjera të qarqeve, Sindikata e Policisë deklaroi se ka çuar kërkesën me shkrim dhe pret që edhe atje të përgatiten listat, ashtu si në dy qarqet e lartpërmendura. Madje, duket se mbrojtja e punonjësve të policisë ka marrë rrugën e duhur dhe tashmë do të ketë një vend, ku ata do të kërkojnë të drejtën. Sindikata e Policisë, tashmë sapo ka marrë zyrën e saj, që ndodhet te Komisariati Nr. 1 dhe kontrata kolektive e punës ka nisur të zbatohet. Vetëm pak kohë më parë, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit dërgoi një letërporosi, ku kërkoi të ndërtohen plane, me qëllim që uniformat blu mos të bëjnë më shumë se 40 orë pune në javë, ose në rastet që përcaktohet me ligj, orët shtesë të paguhen ashtu siç është përcaktuar më parë.
Detyrimi
Neni 17
Punëdhënësi duhet të mbajë, në bazë të kërkesës me shkrim të sindikatës nënshkruese dhe deklarimit (sipas listës së anëtarësisë së nënshkruar nga kryetari i njësisë apo degës), kuotizacionin përkatës sipas statutit të sindikatës, në vleftën 0.5% të pagës mujore të çdo anëtari, shumë e cila kalon në numrin e llogarisë bankare të sindikatës brenda 10 ditëve nga data e pagimit të saj.
Deklarata
Kreu i sindikatës, Fishta:
Vazhdojmë punën normalisht
Kryetari i Sindikatës së Policisë, Sadetin Fishta, ka deklaruar në lidhje me funksionimin e kësaj strukture se ka nisur punën që me firmosjen e kontratës kolektive të punës. Madje, është shprehur se aktualisht është marrë edhe zyra qendrore, ndërkohë që po krijohen kushte për funksionimin normal të veprimtarisë së saj. Ai shpjegoi më tej se strukturat e sindikatës po përgatiten edhe në njësitë e tjera. "Aktualisht po punohet që të krijohen strukturat përkatëse në çdo komisariat, apo drejtori policie, ashtu siç parashikohet me ligj", deklaroi Fishta. Sipas tij, kryetarët e njësive, bazuar në kontratën kolektive të punës, kanë dy ditë në muaj nga koha e tyre e punës, për t‘u marrë me problemet e sindikatës. Ai tha se normalisht po zbatohet kontrata dhe që të gjitha këto të drejta apo detyrime janë të përcaktuara në të. Sipas tij, aktualisht po pritet shqyrtimi i ligjit për pagat suplementare në Gjykatën Kushtetuese, ligj që, sipas tij, u ka bërë dëm të madh uniformave blu dhe bie në kundërshtim me ligjet në fuqi të policisë.