Shpeton djalin e pronarit, vdes nen masiv minatori
Aleksander Ndoja
Minierat nuk kane te "ngopur" me viktima qe perpiqen te nxjerrin buken e gojes duke mbledhur krom ne galerite e ferrit. Rreshqitja e nje masivi minerali rreth mesdites se djeshme ka cuar ne 11 numrin e minatoreve te vdekur brenda nje viti. Nevruz Gjoka, 43 vjec, ka humbur jeten, nderkohe qe po lufton me vdekjen edhe 23-vjecari Bardhyl Durici, per te cilin njoftohet se eshte djali i njerit prej bashkepronareve te firmes. Mesohet se minatori, qe mbeti viktime, eshte perpjekur qe t'i vije ne ndihme kolegut Durici, djali i pronarit te firmes "Ceka", por nuk ka mundur te dale me prej andej. Ne mbremje eshte arrestur dhe pergjegjesi i sigurimit teknik prane firmes "Ceka sh.p.k", Nexhedin Marku, i cili akuzohet per "neglizhence ne zbatimin e rregullave te sigurimit teknik gjate punes". Lajmin e bene te ditur burime zyrtare te policise vendore, nderkohe qe hetimet po i ndjek nje grup specialistesh.
Ngjarja ka ndodhur rreth ores 15:10, kur nje brigade, e cila po punonte per llogari te firmes "Ceka", eshte gjendur nen presionin e nje masivi kromi, i cili ka rreshqitur ne drejtim te punetoreve. Mesohet se krejt rastesisht eshte gjendur ne inspektim te punimeve, djali i njerit prej dy bashkepronareve te firmes, 24-vjecari Bardhyl Durici. Masivi i kromit eshte pare qe ka rreshqitur ne drejtim te tij, nderkohe kjo ka rene ne sy te minatorit Novruz Gjoka, i cili ne menyre te rrufeshme eshte sulur ne drejtim te 24-vjecarit, duke e spostuar ate nga drejtimi i rrokullisjes se gureve me permbajtje kromi. Per pasoje, masivi i ka zene te dy poshte tij, ndersa 24 Durici ka qene me i spostuar nga epiqendra e goditjes, fale nderhyrjes se minatorit me me pervoje, Novruz Gjoka. Gjoka ka humbur jeten menjehere, nderkohe qe gjendej nen gure edhe i riu Bardhyl Durici. Per momentin eshte menduar se ka edhe te tjere poshte masivit shkembor, por ky dyshim ka rene shume shpejt. Minatoret kane mundur qe te nxjerrin me te shpejte te dy trupat, nderkohe qe Durici i cili tregonte shenja jete eshte derguar menjehere ne spital, ku edhe i eshte nenshtruar nderhyrjes se mjekeve. Ne vendngjarje ka mberritur policia, e cila ka bere edhe rrethimin e zones, nderkohe qe ne qytet tensioni eshte rritur dukshem. Ne pak minuta, qindra qytetare te Bulqizes kane shkuar me shpejtesi ne drejtim te vendit te ngjarjes per t'u interesuar per te afermit e tyre. Edhe ne kete rast eshte konkluduar se kane munguar kushtet e sigurise teknike dhe nga mosplotesimi kushteve te punes nga ana e punedhenesve. Mesohet se 43-vjecari Novruz Gjoka eshte babai tre femijeve dhe familja e tij jeton ne qytetin e ri te Bulqizes. Nderkohe qe kishte vite qe punonte ne miniere, gjendja e tij familjare eshte si e te gjithe banoreve te Bulqizes, te cilet per te siguruar jetesen, futen ne tunelet e vdekjes, duke nxjerre mineral kromi, me pagesa te paperfillshme, madje edhe te pasiguruar. Policia dhe prokuroria kane nisur hetimet per ngjarjen, duke marre ne pyetje minatoret dhe drejtuesit e firmes, nderkohe qe situata ka qene e ndere gjate gjithe pasdites dhe mbremjes.
Galerite e ferrit, dhjete viktimat ne nje vit
Avni Durici, Besnik Alliu, Zaim Hysa, Hysen Elezi, Medi Jani, Sami Doga, Hekuran Gjata, Njazi Alliu, Perparim Haslika e Haki Kotja, jane dhjete emrat e minatoreve te Bulqizes, te cilet humben jeten tragjikisht per shkak te kushteve skandaloze te sigurise ne minierat e kromit ne Bulqize, nderkohe qe kane mbetur jetime rreth 30 femije. Po ashtu edhe numri i te plagosurve rende te cilet kane humbur deri edhe gjymtyre, eshte edhe me i madh, nderkohe qe ne kete numer perfshihen emra grash, por femijesh. Por edhe pse ne varrimin e Sami Doges, banoret e Bulqizes ne pamundesi qe zerin e tyre ta conin ne vesh te qeverise, vendosen t'i luten Zotit, duke ndjekur nje ritual krejt te vecante. Per disa minuta, ata lane ne arkivol nje thike te madhe, duke u lutur qe kjo te sherbente per te keputur zinxhirin e vdekjeve ne kete qytet. Por edhe kjo duket se nuk funksionoi, te pakten deri rreth mesdites se djeshme, ku u shenua edhe nje rast tragjik.
Atentati ndaj sindikalistit
Aksidentet e njepasnjeshme ne minierat e kromit jane shoqeruar edhe me irritimin e banoreve por edhe kercenime te personave qe cilesohen si "mafia e kromit". Nje muaj me pare tentuan te vrisnin edhe nenkryetarin e sindikatave, Bujar Hoxha, 49 vjec. Sipas Hoxhes, te pese kercenuesit kane qene me maska dhe te armatosur me arme zjarri ndaj ai nuk ka mundur qe te identifikoje asnjerin prej tyre.
Kercenohen gazetaret vendore
Per tragjedine e dites se djeshme, gazetaret qe kane mundur te mberrijne ne Bulqize, jane detyruar qe te "ngujohen" ne policine lokale. Njerez te paidentifikuar kane ushtruar presion deri edhe me kercenime per jeten, qe asnje nga gazetaret te mos te shkoje ne spital, ne banesen e te vdekurit Gjoka, por edhe ne vendin e ngjarjes.