Vrasja e baristit italian, 30 vjet burg shqiptarit
Shqiptari qe akuzohet per vrasjen e baristit ne Varese te Italise denohet me 30 vite burg. Vendimi eshte dhene dy dite me pare nga Gjykata e Kasacionit, per Vladimir Mnelen, 22 vjec, qe u cilesua fajtor per vrasjen e 11 qershorit te vitit 2006. Sipas akuzes se Prokurorise italiane, Mnela ka vrare me thike Klaudio Mexhorin, pas nje grindjeje mes tyre. Vdekja e baristit te ri shkaktoi nje vale te vertete ksenofobie te banoreve te zones, kunder shqiptareve, qe ne ate kohe, u shtri ne te gjithe Italine. Protesta kishin nisur nga gjykata drejt qendres. Gjate manifestimit, protestuesit jane ndare nga grupi dhe kane filluar te ndiqnin ne zonen e stacionit, nje ekstrakomunitar, qe po priste autobusin. Ai tentoi t'u ikte nga duart, por ata e kapen dhe filluan ta rrahin me grushte e me shkelma. Keshtu, pervec shqiptarit, policia ka denuar pak kohe me pare dhe dy italiane, me nga nje vit burg, per rrahje. Gjykata ka vendosur nga nje vit burg, per rrahje ndaj Giuseppe Fittipaldi, 41 vjec dhe Francesco De Napoli, 34 vjec, te cilet pak ore pas vrasjes se baristit te Besanos Claudio Meggiorin, nga shqiptari Vladimir Mnela, kishin filluar nje 'gjueti shqiptaresh', gjate nje proteste kunder ekstrakomunitareve qe po zhvillohej ne Varese. Ngjarja tragjike erdhi si pasoje e nje konflikti banal ne lokal.
A.C
A.C