E Shtunë, 31 Tetor 2026

Killer per atentatin te "Pirro Mani"

Vrases me pagese dyshohet te jene perdorur per atentatin e bujshem ndaj dy emigranteve te sapo kthyer nga Gjermania dhe Italia, qe u sulmuan ne lagjen "Ali Demi" te Tiranes. Roland Domi dhe Clirim Goroshjani kane mohuar konfliktet me persona te tjere, por policia dhe prokuroria bejne te ditur se perplasjet mendohet te jene shkak i atentatit qe perfundoi me plagosje te restoranti "Pirro Mani". Burime nga grupi hetimor bene te ditur dje, per gazeten "KJ", se nga investigimi i kryer dyshohet qe autori te jete me ngjyre, i ri deri ne moshen 30 vjec, i veshur me te zeza, me kapele ne koke dhe qe ka pasur floke te gjata. Gjithashtu eshte hedhur dyshimi per nje person te trete, qe ka bashkepunuar, e seksit femer.

Ne pergjim jane vene disa numra dhe po zberthehen tabulatet telefonik te Domit e Goroshjanit per te mesuar se me cilet persona kane komunikuar para atentatit. Hetuesit deklarojne pistat e larjes se hesapeve dhe pazaret e droges, pa perjashtuar edhe nje zenke te momentit. Dyshimet per nje vrases me pagese qe ka deshtuar ne gjashte te shtenat e tij mendohet te jete fakti i konflikteve te cilat mund te kene pasur dy te plagosurit, Roland Domi dhe Clirim Goroshjani. Por pretendimet e ngritura nga ana e prokurorise rreth ketyre konflikteve jane hedhur poshte nga ana e vete te demtuarve kur jane marre ne pyetje. Burime zyrtare bene te ditur se te dy te plagosurit jane shprehur se nuk kane pasur perplasje me askend ne Tirane, apo ne vendet ku kishin emigruar prej vitesh. Ata kane shpjeguar se nuk e kane pare autorin kur u eshte afruar te xhami i makines, pasi jane trembur nga pistoleta qe u eshte drejtuar. Gjashte gezhoja dhe nje plumb qe kishte rene ne sheshin e restorantit kane dale nga nje arme tip pistolete "TT". Nderkohe qe dyshohet se autori eshte me ngjyre, mundesisht rom. Burime te besueshme thane se konfliktet mund t'i kete bartur nga jashte i plagosuri Roland Domi. Ketu nuk perjashtohet mundesia qe shkaku i ketij atentati te jete pikerisht nje femer. Tre jane pistat e ngritura nga ana e prokurorise, hakmarrje, trafik droge, ose konflikti per nje femer.

Per te zbardhur ngjarjen prokuroria do te kryeje edhe disa pergjime. Telefonat e dy te plagosurve te cilat jane marre nga ana e policise do te nenshtrohen edhe verifikimeve te tabulateve telefonike. Pikerisht verifikimi i tabulateve do te behet per te pasur edhe nje ide te qarte nese keta te fundit kane marre ndonje telefonate te dyshimte ditet e meparshme. Policia ka shoqeruar 15 persona si deshmitare, por nuk beri dot te mundur zbardhjen e emrit te atentatorit. Nga rrefimet e marra u mesua se autoret ishin te veshur me te zeza dhe se leviznin me nje makine qe qendronte ne rrugen kryesore para krimit. Jane degjuar disa te shtena, ndersa te demtuarit sapo kishin dale nga restoranti ku drekuan per t'u larguar. Domi ka qene emigrant ne Itali, kurse Goroshjani ne Gjermani. Te plagosurit gjenden jashte rrezikut per jeten dhe kane marre plumba ne kembe dhe bark.

Atentati, kur emigrantet hipen ne makine

Atentati ka ndodhur nje jave me pare, ne lagjen "Ali Demi", ne kryeqytet. Ora ka qene 15:50 kur Roland Domi, 36 vjec, ka ngelur i plagosur nga tre plumbat e nje pistolete "TT", te cilat e kane plagosur ne kembe e bark. Se bashku me Domin ka qene edhe Clirim Goroshjani, 37 vjec, i cili nuk eshte prekur nga plumbat e dala nga pistoleta. Te dy personat kane qene ne nje makine "Benz Rexhina", me targa TR 1380 L. Sipas hetimeve ka rezultuar se atentatori ka qelluar me arme tip pistolete, sipas verifikimit te gezhojave dhe plumbit qe kishte mbetur ne vendngjarje, kurse me pas eshte larguar nepermjet nje makine, qe e priste aty afer.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›