Incesti me te bijen, mbyllen hetimet per Isufaj
Tirane - Prokuroria e Tiranes ka mbyllur dje hetimet per 58-vjecarin Ramadan Isufaj, i cili u padit nga e bija, pasi kishte abuzuar me te seksualisht 5 vite me radhe. Dosja per te pandehurin do te dergohet ne Gjykate te Tiranes, ku edhe do t'i caktohet nje gjyqtari per gjykim. Ramadan Isufaj, 58 vjec, sipas prokurorise, dyshohet te kete abuzuar seksualisht me vajzen e tij, e cila ka qene edhe denoncuesja e ketij incesti. Mbi te pandehurit rendon akuza e marredhenieve seksuale me te mitur. Nderkohe akuza e marredhenieve seksuale ne gjini eshte rrezuar nga ana e Prokurorise se Tiranes pas terheqjes se kesaj akuze nga vete vajza e autorit. Mesohet se 18-vjecarja ka dashur te lehtesoje te atin e saj, duke bere te ditur se ka shkuar me deshire. Dosja hetimore ka ne brendesi te saj nje numer te madh provash, te cilat vertetojne qe 58-vjecari ka abuzuar seksualisht me te bijen e tij qe nga mosha 13-vjecare e deri ne ate 18 vjec. Nga ana tjeter, ne provat qe disponon organi i akuzes, eshte edhe vete deklarata e bere nga ana e Ramadan Isufaj, i cili ka pranuar se ka kryer marredhenie seksuale me te bijen e tij. Nderkohe qe bashkeshortja e tij eshte shprehur se ndihej e kercenuar ndaj dhe kishte heshtur para ketij krimi. Familja Isufaj ishte shperngulur nje vit me pare nga Kukesi, duke u vendosur ne zonen e Kamzes, ne kryeqytet.
R.C
R.C