E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafik klandestinesh nga Kakavija, dy ne pranga

Policia e Gjirokastres godet nje rrjet te mirorganizuar te trafikut te klandestineve ne kufirin shqiptaro-grek. Operacioni eshte zhvilluar nga sektori i Krimit te Organizuar, ndersa eshte ndaluar ne flagrance 20-vjecari Zamir Meta, lindur ne Tepelene dhe banues ne Gorishove te Fierit, per vepren penale te "dhenies ndihme per kalim te paligjshem te kufirit". Po keshtu, ne Fier eshte kapur nje i denuar nga Gjykata Gjirokaster me 2 vjet burg dhe gjobe. Mbremjen e se merkures, nga ana e sherbimeve te policise kufitare te Stacionit te Policise Kakavije, u kapen afer vijes se kufirit, prane fshatit Kakavije, 6 klandestine, te cilet tentonin te kalonin kufirin ne menyre te paligjshme. "Pas punes se bere me keta persona nga ana e specialisteve te Seksionit Antitrafik, u be e mundur te provohej qe njeri prej te shoqeruarve ishte 20-vjecari Meta, si pjese e nje grupi te organizuar trafiku klandestinesh, me fillesen e vet ne qytetin e Fierit dhe intenerarin perfundimtar ne Janine (Greqi)", thote zedhenesi i policise se Gjirokastres, Gentian Mullai. Pas shoqerimit ne policine e Gjirokastres, klandestinet kane deklaruar se do te hynin ilegalisht ne Greqi kundrejt shumave 600-700 euro per cdo person. Sipas skemes se ngritur nga grupi hetimor ne lidhje me veprimtarine e paligjshme te ketij grupi trafikantesh shqiptaro-grek, Meta i priste klandestinet ne Gjirokaster dhe pasi i strehonte ne hotele te ndryshme, diten e neserme i kalonte nepermjet kufirit te gjelber deri ne Janine, ku atje i prisnin persona te tjere. Policia eshte vene ne ndjekje te pjesetareve te tjere te rrjetit dhe dyshohet se disa prej tyre veprojne dhe ne Greqi. Eshte rasti i dyte brenda tre diteve te fundit, qe nga ana agjentet e policise goditen rrjetet e trafikut te klandestineve me destinacion Greqine, ndersa me pare ishin ndaluar 14 klandestine qe paguanin deri ne 1 mije euro per te kaluar pertej kufirit. Nderkohe qe ne Fier policia ka ndaluar Ervis Cjapi, 28 vjec, banor i fshatit Fiershegan, pasi Gjykata e Gjirokastres e kishte denuar me 2 vjet e 2,7 milione leke gjobe ne mungese, per trafik klandestinesh. Denimi i tij eshte bere pas deshmive te personave qe tentonin emigrimin e paligjshem drejt Greqise nje vit me pare.

B.K/Xh.B


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›