E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia ndermjeteson ekstradimin e Aldo Bares

Artan Cena

Ekstradimi i kreut te Bandes se Lushnjes, Alfred Shkurtit (Aldo Bare), i arrestuar ne Turqi, fut ne loje edhe Policine e Shtetit. Kryepolici Ahmet Prenci i kerkon drejtorit te Policise se Stambollit qe te nderhyje tek eproret e tij per te mundesuar sjelljen e Bares ne Shqiperi, ndersa gjykohet per organizaten kriminale dhe krime te renda gjate periudhes 1997-2003. Ne takimin e djeshem midis dy zyrtareve te policise, Celalettin Cerrah dhe Ahmet Prenci, eshte biseduar edhe rreth ekstradimit te te shumekerkuarit nga Lushnja, i cili u arrestua gjate vitit 2006 ne rajonin e Stambollit, por 37-vjecarin e kerkon njekohesisht edhe Italia per trafik nderkombetar te narkotikeve. Mesohet se Prenci ka kerkuar ndihme edhe per rastin e Izet Haxhise, i ndaluar po ne Turqi, i cili akuzohet per bashkepunim ne sulmin ndaj ish-deputetit te PD-se, Azem Hajdari, ne vitin 1998 dhe eshte i denuar.

Prenci ka vene ne dukje bashkepunimin ndermjet Departamenteve te Hetimit te Krimit, ku nje sistem on-line me kryeqytetin e Turqise, Ankarane, ben te mundur kalimin ne kohe reale te te dhenave per personat me precedente penale. Si nje nga veprimet me te suksesshme ne kete drejtim u cilesua arrestimi ne Turqi i Alfred Shkurtit (Aldo Bares), i akuzuar per disa vepra penale ne Shqiperi. Nga ana e tij, drejtori i Policise se Stambollit, Cerrah, theksoi se duhet rritur bashkepunimi ne tre fusha, ne luften kunder terrorizmit, ne luften kunder trafikut te narkotikeve, si dhe kunder trafiqeve te qenieve njerezore. Burimet zyrtare kane bere te ditur se drejtori i Policise se Stambollit ndodhet per nje vizite zyrtare ne Tirane, me ftese te drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit, Ahmet Prenci. Nisur nga fakti se Stambolli eshte nje metropol dhe nje ure lidhese ndermjet Azise dhe Evropes, kryekomisar Prenci i ka propozuar Cerrah krijimin e nje lidhjeje on-line ndermjet dy policive, e cila do te mundesonte nje lufte me te mire dhe te shpejte ndaj krimit te organizuar. Teme diskutimi ka qene edhe verifikimi i shqiptareve qe hyjne ne Turqi me qellim kalimin e pushimeve verore, pasi nje pjese e tyre mund te jene kontingjent kriminal dhe mund te jene te perfshire ne rrjetet e trafikut te narkotikeve. Bashkepunimi policor me Turqine ka filluar ne vitin 1992, ku eshte firmosur dhe nje marreveshje ndermjet dy vendeve.

Prenci: Turqia shkolloi 85 oficere shqiptare

"Policia turke ka dhene nje ndihme te madhe per shkollimin e 85 oficereve, tashme te angazhuar ne strukturat e Policise se Shtetit", tha Prenci gjate takimit. Te pranishem kane qene edhe Agron Kulici, zevendesdrejtor i Pergjithshem per Hetimin e Krimeve, ndersa nga pala turke Tugrul Pek, drejtor i Drejtorise Operacionale ne Policine e Stambollit.

Verifikim shqiptareve me sistem on-line

Nje nga pikat e diskutuara ka qene trafiku i droges qe kalon nga Turqia nepermjet linjes ballkanike dhe tenton Shqiperine, qe perdoret si vend transit dhe konsumator i drogave. Kryepolici i Stambollit ka kerkuar nje bashkepunim me sistemin on-line te verifikimit te shqiptareve qe shkonin si tregtare ne Turqi dhe qe mund te zhvillonin aktivitete te dyshimta, apo mund te ishin dhe kontingjent kriminal.

Arrestimi i Bares ne Turqi

Alfred Shkurti (Aldo Bare), u arrestua ne muajin mars te vitit 2006, ne zonen e Stambollit, Turqi, nga agjentet e Interpol Ankarase dhe ata te Interpol Romes. Edhe pse i kerkuar prej dhjete vitesh ne Shqiperi, ndalimi i te akuzuarit si kreu i Bandes se Lushnjes u be i mundur pas nderhyrjes se autoriteteve italiane, qe e kerkonin per trafik nderkombetar te droges. Bare mbante identitet te rreme dhe me pasaporte maqedonase, ndersa strehohej edhe ne Bullgari. Pas tij u ndalua edhe Enver Dondollaku, i cilesuar si krahu i djathte i Bares. Po ne Turqi u kap edhe Izet Haxhia, i akuzuar si bashkepunetor ne vrasjen e deputetit Azem Hajdari.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›