Shpëton dy fëmijët, mbytet 37- vjeçari shqiptar

Lumi Tanaro, Itali.
UPDATE- Një shqiptar 37- vjeçar mbeti i vdekur në përpjekje për të shpëtuar fëmijët e tij nga mbytja.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Itali, në lumin Tanaro, në Asti.
Arben Moishi, punëtor, kishte zgjedhur për të kaluar të dielën me familjen e tij, gruan dhe dy fëmijët, një djalë dhe një vajzë, 6 dhe 8 vjeç.
Pasi ka shpëtuar dy fëmijët e tij nga uji, mediat italiane thonë se shqiptari ka mbetur mes dy blloqeve betoni.
Shkak për mbytjen e shqiptarit mund të jetë bërë ndonjë sëmundje, megjithatë ende nuk janë të qarta shkaqet , pasi hetimet vazhdojnë.