Rama: Bode të japë dorëheqjen
“Më përbaltin mua që të mpijnë njerëzit, që njerëzve t’ju ngulitet në kokë nga propaganda se të gjithë ne në politikë duam të pasurohemi në mënyrë të paligjshme siç bëjnë ministrat e qeverisë. Lotaria Kombëtare është shembulli më i pastër i korrupsionit, është pabesi ndaj qytetarëve. Fitimet e saj po rriten fitimet e klientelës së oborrit të qeverisë, në vend qe të kthehen në investim për qytetarët. Ridvan Bode të japë dorëheqjen! Ai se jep se dora e tij është e zhytur thellë në korrupsion”, tha Rama.
Në mbledhjen e grupit parlamentar, ai theksoi se qeveria ka dështuar në programet e saj. “Motoja e sotme e qeverisë është fajin e ka opozita se shqiptarët s’kanë punë, s’kanë fuqi blerëse, s’kanë shtet. Sot në vigjiljen dramatike të humbjes së statusit kandidat në BE fajin sërish e ka opozita. Qeveria fajëson opozitën. Kundërshtari im ka një strategji të lexueshme, nuk ka mundësi të tregojë duart e pastra, duart e tyre janë të zhytura në llum, e tregojnë raportet ndërkombëtare”, tha Rama.
Ai shtoi se është koha për një program të ri për vendin. “Ta dini të gjithë është koha për t’i dhënë jetë një lëvizje të re, për të folur me njerëzit, kjo lëvizje do nisë menjëherë dhe synon fitoren e zgjedhjeve që të jetësojmë programin e Rilindjes Kombëtare. Për të fituar zgjedhjet ne kemi vetëm fuqinë njerëzore, realitetin nuk do ta sfidojmë me forcë, por me arsye. Aleati ynë është zëri i të ardhmes, është fara e shpresës që do ta mbjellim në çdo shtëpi shqiptari”, vijoi Rama. /Start/
2012-06-26 13:39