Shpetoni banoret e pallatit 1149
Vlore- Skandali me lejet e ndertimit rrezikon edhe jeten e banoreve te nje pallati ne qytetin e Vlores. Banoret e objektit nr. 1149 ne lagjen "29 Nentori", prej rreth kater vjetesh jetojne me friken e shembjes se pallatit kater katesh, ku aktualisht banojne 10 familje. Shkak per demtimet e pallatit eshte bere nje ndertim i ri, i miratuar ne vitin 2005, i cili eshte ngritur fare prane pallatit ekzistues, ndertim ky i vitit 1979.
Pallati i ri 8-katesh, ka bere qe ne fillimet e punimeve te nisin carjet ne muret e objektit te vjeter. Me gjithe ankesat e vazhdueshme te banoreve te ketij pallati, ankesa te nisura qe ne vitin 2005, ende nuk eshte dhene nje zgjidhje, e cila do te hiqte rrezikun dhe friken nga keta banore, qe cdo nate flene me ankthin se te nesermen gjithcka do te jete e shembur.
Muret jane demtuar me shume me kalimin e viteve dhe nga jashte mund te dallosh carjet ne tulla. Po keshtu edhe plasaritjet nga njeri kat ne tjetrin. Banoret shprehen se ankesat e para, i kane bere prej vitit 2005 ne bashki dhe po ate vit nje grup ekspertesh ne Vlore e kane cilesuar si te pabanueshem pallatin dhe teresisht jashte kushteve te konstruksionit.
Neglizhenca e pushtetit vendor per te zgjidhur situaten, ka ngritur banoret ne nje proteste qe eshte zhvilluar dy vjet me pare. Por ata shprehen se kane marre vetem premtime. Edhe procesi gjyqesor qe kane hapur, nuk iu ka zgjidhur asgje ne menyre te ligjshme. Madje tragjedia e Gjirokastres u ka futur tmerrin dhe mezi e kane gdhire naten e se dieles. Se fundmi ata kane marre edhe nje takim me kryebashkiakun Shpetim Gjika, qe duket se eshte vene ne levizje nga ngjarja me e fundit, duke i njohur me hapat e ndermarre per zgjidhjen e problemit.
"Ai na tha se kjo ceshtje eshte bllokuar nga Keshilli Bashkiak i Vlores, i cili duhet te aprovoje nje vendim, qe trualli ku eshte aktualisht pallati, nga shteti te kalohet ne favor te banoreve, pasi sipas tij, ky pallat duhet shembur dhe te rindertohet nga e para", tregojne banoret e pallatit 1149. Kerkesat i jane bere edhe qeverise, qe te aprovoje nje fond emergjence dhe me kontribut te shtetit.
Duket se me se fundi eshte rene dakord qe banoret te zhvendosen perkohesisht me banesat e tyre tek kabinat e ngritura, ndersa eshte vendosur qe ne mbledhjen e radhes se Keshillit Bashkiak, te mundesohet shembja dhe rindertimi i pallatit.
Flasin Nuria dhe Estrela, banore te pallatit
"Jetojme prej kater vitesh ne ankth, na kercasin tullat ne gjume"
Nuria, eshte nje prej banoreve te pallatit qe rrezikon shembjen nga momenti ne moment. "Jane afersisht kater vjet qe kemi kete problem, nga fillimi i ndertimit te pallatit te ri. Jemi nen stres dhe frike. Jam lodhur shume dhe e shqetesuar nga ajo qe ndodhi ne Gjirokaster, por edhe nga ajo qe ne perjetojme cdo nate ketu. Kemi shkuar edhe ne bashki. Inxhinieret e nxoren te pabanueshem, por nuk na thane shkakun", rrefen ajo per gazeten "KJ". Edhe pse kane shkuar ne gjykate, por duket se konflikti i interesit pengoi procesin, pasi gjykata nuk e ka zgjidhur ceshtjen duke e lene pezull. "Me ne fund na thane qe duhet te paguanim para, nje vlere prej 1 % te vleres se baneses, por nuk e dinim perse duhet ta paguanim kete. Ketu eshte nje tmerr i vertete, pasi pothuajse cdo nate kercasin tullat dhe fleme gjithe ankth. Duhet te ndodhte tragjedia e Gjirokastres qe te kthenin syte edhe nga ne, se shikojeni vete si eshte bere pallati", perfundon Nuria duke na treguar te carat ne mure e dysheme, nga ku mund te dallosh edhe driten e diellit. Nje tjeter banore e ketij pallati te ndertuar pothuajse 30 vjet me pare eshte edhe Estrela. "Frika jone pas kesaj qe ndodhi ne Gjirokaster, eshte se mund te perseritet ne pallatin tone. Shohim perdite me syte tane se si plasariten muret dhe shtohen carjet. Sot (dje) shkuam serish ne bashki dhe na folen disi me ndryshe. Shpresoj qe te mos mbetet vetem ne fjale. Mundesia e ofruar ishte qe ne te shkonim tek kabinat e plazhit per banim te perkohshem, me qellim qe te shembet pallati e te rindertohet", thote ajo.
Flet kryebashkiaku Shpetim Gjika :
"Pengese keshilli bashkiak, leja, kur s'kam qene kryetar"
Kryebashkiaku i Vlores, Shpetim Gjika, ka ngritur qe prej mengjesit te dites se djeshme nje grup pune per te verifikuar gjendjen e ndertimeve te vjetra dhe te reja ne terren. "Nuk kemi asnje rast tjeter serioz qe rrezikon jeten e banoreve ne ndertimet e reja dhe te vjetra pervec atij te pallatit nr. 1149, ose objekti tek ish-Gjallica. Prej disa kohesh jane ankuar banoret e ketij pallati, ne lidhje me nje objekt qe ndertohej prane ketij pallati. Duhet te sqaroj se objekti qe eshte ndertuar aty prane, lejen e ndertimit e ka marre ne date 23.06.2003, kohe kur une nuk kam qene ne krye te bashkise se Vlores", tha Gjika dje per "KJ". Ai thote se ne gusht te vitit 2005 ka ngritur nje grup ekspertesh me 8 inxhiniere qe kane vleresuar se pallati kishte probleme. "Ne 14.12.2006 i kam bere nje kerkese ZRPP-se e cila me ka konfirmuar se toka mbi te cilen eshte ndertuar ai pallat eshte ne pronesi te shtetit. Ne date 15.12.2006 i jam drejtuar Keshillit te Bashkise me qellim qe trualli te kalonte nga shteti ne favor te banoreve, qe kjo t'i hapte rruge procedurave per rindertimin e pallatit", thote Gjika.