E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spitalet, fondet per makina luksi

Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise, Jozefina Topalli ka pranuar situaten dramatike ne te cilen gjendet sot shendetesia, duke leshuar akuza per drejtoret e spitaleve. Per te ndryshuar gjendjen alarmante, ajo ka premtuar se kete here do te jete Kuvendi dhe struktura te tjera legjislative, ato qe do te vendosin per destinacionin e parave. Keto deklarata, Topalli i beri gjate komisionit te djeshem te Shendetesise dhe Ceshtjeve Sociale ku ishte e pranishme, me rastin e planifikimit te buxhetit. Kryeparlamentarja Topalli leshoi akuza te mire argumentuara, duke mos folur ne pergjithesi, por duke deklaruar se "parate kane shkuar per blerjen e automjeteve te drejtoreve te spitaleve", e duke shtuar se nuk mund te vazhdohet keshtu. Sipas saj eshte kriminale, po aq sa edhe ngjarja e rrezimit te pallatit ne Gjirokaster, qe te kryhen keto shperdorime, ndersa situata ne spitale paraqitet per te ardhur keq. "Me rezulton se ne spitalet kryesore ka mungesa te medha te mjeteve me elementare dhe te domosdoshme. Keto jane aparatura te amortizuara ose me defekt, ose nuk funksionojne edhe per faktin se dikush nuk do qe ato te funksionojne", theksoi Topalli. Ajo vijoi se parate jane per pacientin. "Parate do te fokusohen te pacienti dhe kjo kerkon qe rritja e kontrollit te jete efikase. Spitalet jane ne gjendje te veshtire dhe ne, ne vitet e ardhshme do t'i ndryshojme teresisht", premtoi kryeparlamentarja. Ajo u shpreh se duhet ndryshuar teresisht menyra e menaxhimit dhe perqindja e parave qe shkojne ne funksion te ketyre spitaleve. "Kjo kerkon njeheresh qe Parlamenti, komisioni, mjeket deputete, te gjejne instrumentin dhe mekanizmin per te kontrolluar 300 milione dollare, qe ne po japim per shendetesine", perfundoi Topalli. Me tej, ajo ka pergezuar qeverine qe ka marre nje hap te rendesishem per decentralizimin e parave dhe per nje filozofi te re ne menaxhimin e tyre, duke u perpjekur qe keto para te shkojne te pacienti.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›