PD: Rama hipokrit, fërkon duart dhe hedh lot krokodili për të përfituar politikisht nga fatkeqësia natyrore
Partia Demokratike ka reaguar sot menjëherë pas deklarimeve të Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama lidhur me situatën emergjente në verilindje dhe juglindje të vendit. Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e demokratëve Albana Mustafaraj tha se Edi Rama duket se qan me lot gëzimi problemet e krijuara nga fatkeqësia natyrore. “Njeriu që dikur bënte grevë urie për të bllokuar liberalizimin e vizave për të gjithë shqiptarët, këto ditë duket se fërkon duart e hedh lot krokodili, duke shpresuar se do të mundë të nxjerrë përfitime politike nga një fatkeqësi natyrore që ka pllakosur jo vetëm Shqipërinë por edhe të gjithë Evropën, në të cilën kanë humbur jetën mbi 620 persona. Partia Demokratike i thotë Edi Ramës se këto qëndrime dhe sulme në kohë të fatkeqësive natyrore, dëshmojnë vetëm primitivizmin e moralit njerëzor dhe pregatitjen për disfatën përfundimtare që meriton”, u shpreh zëdhënësja e PD, Albana Mustafaraj.
...