Shpifja ndaj Kulicajt Gjykata denon me 700 mije leke gjobe Taulant Ballen

Vendimi eshte marre sot ne gjykaten e Tiranes nga gjyqtarja Rezarta Vigani e cila e ka gjetur deputetin Taulant Balla fajtor per vepren penale te shpifjes ne drejtim te nendrejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit Agron Kulicaj.
Balla duhet ti paguaje tashme Kulicajt 700 mije leke te reja demshperblim. Pas vendimit Balla ka deklaruar se kishte shkuar ne gjykate per te paraqitur prova ne lidhje me akuzat qe ka bere ndaj Kulicaj.
Sot erdha ne seance per te paraqitur provat nuk i heq asnje presje deklaratave te mia tha Balla.