Tryeza e opozites PS kerkon reforme ne drejtesi mazhoranca Reformat ne Kuvend dhe jo ne seminare partiake

Ne nje kohe kur nderkombetaret kane bere thirrje per dy vite me radhe per nisjen e bashkepunimit mes paleve ne kuader te integrimit te vendit e njekohesisht kur kane percaktuar qarte rekomandimet e domosdoshme per reforma opozita vazhdoi dje nismat e saj specifike e para ajo e paktit me 10 pika ku zhvilloi nje tryeze per reformen ne drejtesi. Mazhoranca refuzoi pranine e saj ne kete tryeze duke e argumentuar kete me faktin se nisma e opozites per diskutim ishte e njeanshme.
Kur nderkombetaret i kane percaktuar qarte piketat ne te cilat duhet te mbeshtetet bashkepunimi mes paleve per reformat e vendit ku pjese kryesore ne kete mes zene 12 rekomandimet e OSBE-ODIHR-it dje Partia Socialiste mbajti tryezen per reformen ne drejtesi ne te cilen mungoi prania e perfaqesuesve te larte te mazhorances qeverisese. Megjithese opozita kishte nisur nje ftese disa dite me pare per mbajtjen e kesaj tryeze mungesa e mazhorances edhe pse nuk pati njoftim zyrtar ishte e pritshme. Ky refuzim i mazhorances erdhi per shkak se perfaqesuesit e saj e kane cilesuar kete tryeze te opozites nje nisme te njeanshme dhe jorezultative pasi sipas tyre mundesia e diskutimit per reformat e rendesishme te vendit duhet te zhvillohet ne kuvend. Te hedhim ne nje moment te tille ne menyre te njeanshme iniciativa te tilla me duket provokative jo me deshiren e mire per te zgjidhur situaten perkundrazi per te komplikuar situaten nderkohe qe ka ca sinjale qe po shkon drejt nje zgjidhjeje. Shume gjera mund te diskutohen e zgjidhen ne Komisionin e Ligjeve qe eshte vendi i vetem dhe me i larte me te gjitha kompetencat ligjore - tha deputeti i PD-se Tritan Shehu. Nga ana e saj opozita nepermjet liderit te saj Edi Rama e cilesoi refuzimin e mazhorances si nje mungese angazhimi per te bashkepunuar ne kuader te integrimit te vendit.
Tryeza
Opozita mbajti dje tryezen per reformen ne drejtesi ku ashtu sic ishte paralajmeruar mazhoranca refuzoi ftesen e PS-se. Ne takimin e zhvilluar ne nje prej lokaleve ne periferi te kryeqytetit pervec kryetarit te grupit te LSI-se Lefter Koka asnje nga demokratet nuk ishte i pranishem. Kryetari i Partise Socialiste e cilesoi mungesen e mazhorances ne tryezen e organizuar nga PS-ja per reformen ne drejtesi si nje mungese angazhimi per bashkepunim per reformat nga ana e te djathteve. Ne e kemi ndare kete tryeze me perfaqesues te nderuar te botes se drejtesise por fatkeqesisht nuk kemi mundur dot ta ndajme edhe me palen tjeter pasi jane te zene me pune me te rendesishme sesa integrimi i vendit dhe marrja e statusit kandidat - tha Rama. Kreu socialist Rama pohoi ne lidhje me reformen ne fushen e drejtesise Deri ne pranvere te krijohet nje reforme reale dhe jo duke vene arna mbi arna. Ne do vazhdojme te shtyjme procesin drejt evropianizimit. Shqiperia ka nevoje per nje ndryshim rrenjesor qe duhet te jete nje ndryshim radikal i te qenet ne politike sic eshte Parlamenti. Ndersa ne fjalen e tij deputeti socialist Fatmir Xhafaj e cilesoi tryezen e djeshme te thirrur nga opozita si nje shans per te diskutuar te gjitha problemet qe ka sot drejtesia shqiptare. Ai theksoi me tej se opozita ka parashtruar nje dokument ku Partia Socialiste paraqet kendveshtrimin e saj ne lidhje me reformen ne drejtesi ndersa i ftoi pjesemarresit qe ta shohin ate si nje material pune. Sot kemi pergatitur nje dokument per kete problem madhor i mbeshtetur ne rekomandimet orientuese te raport-progresit te KE-se te cilin e konsiderojme si nje material pune. Ne do te vleresonim te gjitha idete dhe sugjerimet tuaja dhe kjo eshte qasja e drejte ne sherbim te ktheses se kerkuar nga Brukseli - nenvizoi Xhafaj. Sipas sekretarit per ceshtje ligjore ne PS sistemi i drejtesise perfshin nje sere rekomandimesh per integrimin kjo jo si levizje ne vetvete por si shprehje e rendesise se sistemit per shtetin e se drejtes. Drejtesia eshte pergjegjesja kryesore per situaten ku ndodhemi. Tryeza jone synon te sjelle mesazhin e rendesishem se kontributi i gjithkujt eshte i nevojshem i pranueshem dhe i lavderueshem. Ne deputete te PS jemi ketu per te qene mirekuptues ndaj sugjerimeve tuaja - deklaroi Xhafaj. Duke iu referuar thirrjes se mazhorances per miratimin e ligjeve me 3/5 deputeti socialist theksoi se PS-ja eshte dakord per miratimin e tyre por ky sipas tij eshte nje proces shume me i gjere sesa ngritja e nje kartoni ne sallen e Kuvendit. Tryeza e zhvilluar dje nga opozita per reformen ne sistemin e drejtesise u refuzua nga Kryeministri Sali Berisha i cili ndodhej per nje vizite ne Tropoje Kryetarja e Kuvendit njeherazi nenkryetarja e PD-se Jozefina Topalli kreu i grupit parlamentar Astrit Patozi si dhe kryetari i Komisionit te Ligjeve Ilir Rusmali.