E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Rames Shkruaje librin qytetaret te nxoren ne pension ne 8 maj

Shqiptaret nxoren ne pension politik Ramiz Aline dhe ne maj te ketij viti nxoren ne pension politik Edi Ramen dhe i thane Shkruaj memorie

Kryeministri Sali Berisha ka ironizuar serish liderin e opozites Edi Ramen gjate vizites qe zhvilloi diten e djeshme ne qytetin e tij te lindjes Bajram Curr. Kreu i qeverise ka sulmuar kryetarin e PS-se Edi Rama se po perpiqet te bllokoje reformat e rendesishme per vendin.

Ketu nga Hasi dua tu coj nje pershendetje te perzemert qytetareve te Tiranes. Asnje moment mos harroni se ata e kane merituar njeqind here qenien kryeqytetas. Rama u denua nga qytetaret e Tiranes dhe po perpiqet te bllokoje shqiptaret eshte me mire te ulemi te miratojme ligjet sesa te shkruajme vepra - eshte shprehur Kryeministri Berisha. Ne fjalen e tij ai ka deklaruar se te gjithe ata qe do te vazhdojne te bllokojne reformat dhe integrimin e vendit do te marrin pergjigjen e merituar. Kryeministri Berisha nuk la pa ironizuar edhe librin e Ranes Kurban per te cilin theksoi se Rama tashme eshte i detyruar te shkruaje libra pasi qytetaret shqiptare i dhane pergjigjen e merituar ne maj te ketij viti. Ishin ata ne krye te shqiptareve qe nxoren ne pension politik Ramiz Aline. Ishin ata te cilet ne maj te ketij viti ne krye te shqiptareve nxoren ne pension politik Edi Ramen dhe i thane Shkruaj memorie. Po vellezer dhe tani i semure nga virusi i Blushit po shkruan vellimet e Moisiut - vijoi me tej kreu i qeverise. Gjithashtu ai ka perseritur edhe nje here thirrjen per opoziten qe te ulet per bashkepunim duke kerkuar qe te lihen menjane orekset per karrige dhe te mendohet me shume per integrimin e Shqiperise drejt Bashkimit Evropian. Ne vijim te fjales se tij kreu i qeverise ka theksuar serish se qeveria qendrore do te vazhdoje bashkepunimin me qeverite vendore duke iu premtuar qytetareve te Hasit dhe te veriut se qeveria do te bashkepunoje per cdo projekt qe do te paraqitet nga kryetaret e bashkise dhe te komunave. Ndaj ju ftoj te vazhdojme se bashku. Ju garantoj juve zoti kryetar i komunes por dhe te gjithe qeveritaret vendore te rrethit te Hasit pa perjashtim nga perkatesia partiake se qeveria do te mbeshtese cdo projekt i cili do te ndryshoje per mire jeten tuaj. Do te bejme gjithcka qe ne cdo skaj te ketij rrethi burrat e grate vajzat e djemte te kene infrastrukture moderne evropiane. Do te bejme gjithcka qe ju me mundin e djersen tuaj te mekembni gjithnje me shume veten familjen Hasin dhe Shqiperine. Gjithashtu Berisha ka premtuar se te gjitha rruget e Shqiperise do te asfaltohen ndersa duke iu referuar Tropojes theksoi se ne kete rreth qeveria shqiptare ka investuar 120 miliarde leke per infrastrukturen ujesjelles shkolla dhe kanalizime - tha Kryeministri Berisha.

Investimet

Kreu i qeverise gjate vizites se tij ne rrethin e Tropojes mori pjese ne inaugurimin e nje rruge ne komunen Bytyc rruga Bajram Curri - Has segmenti Rragam - Kam Tropoje me vlere 811 milione leke gjatesi 31.4 m dhe gjeresi 5.5 m. Kryeministri Berisha theksoi se gjate qeverisjes se demokrateve ne rrethin e Tropojes jane bere tri here me shume investime se ne kohen kur ne pushtet kane qene socialistet duke theksuar se keto investime do te vijojne edhe me tej. Sipas tij brenda pak koheve cdo skaj i Shqiperise do te jete i shtruar me asfalt ne menyre qe qytetaret shqiptare te jene me prane njeri-tjetrit. Ne Tropoje jane investuar gjate ketyre viteve 120 miliarde leke ose dhjetera here me shume se socialistet. Me keto investime jane ndertuar 27 rruge dhe 5 ura 13 ujesjellesa dhe kanalizime 13 shkolla 12 ambulanca dhe qendra shendetesore. Ne bujqesi subvencionet ne pemetari jane 40 milione leke ne krahasim me 1.7 milione te socialisteve. Jane investuar 60 milione euro ne rehabilitimin e HEC- ve dhe jane kontraktuar ndertimet e 5 HEC-ve te rinj - u shpreh kreu i qeverise.

Berisha Qeveria ka gati projektet per rrethin e Tropojes

Ne vijim te fjales se tij kreu i qeverise theksoi se nje nder objektivat e qeverise qe ai drejton eshte Shqiperia e zhvilluar e cila do te arrihet vetem me pune dhe investime. Ai u shpreh se per rrethin e Tropojes jane gati nje sere projektesh te rendesishme per te cilat do te fillojne punimet shume shpejt. Sipas tij projektet qe jane gati jane rikonstruksioni i rrugeve Fierze - Lekbibaj Shoshan-Dragobi ndashValbone dhe Llugaj - Sopot. Ndersa theksoi se se shpejti do te filloje ndertimi i Pallatit te ri te Sportit si dhe ndertimi i nje shkolle 9-te vjecare ne qytetin e Bajram Currit duke shtuar se eshte duke u punuar edhe per ndertimin e ujesjellesit ne Shoshan i cili do te furnizoje me uje te Pallati te ri te Sportit dhe shkolla 9-vjecare ne Bajram Curri duke shtuar se eshte duke u punuar edhe per ndertimin e ujesjellesit ne Shoshan i cili do te beje te mundur furnizimin me uje te fshatrave Margegaj Kocanaj Paqe dhe Fushe lumi. Gjithashtu kreu i qeverise ka inauguruar edhe rikonstruksionin e rruges Kam-Kryqezimi Golaj me vlere 754 milione leke gjatesi 19.3 km dhe gjeresi 4 m.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›