Konstitucionalistet PS te jape kontribut per ligjet me 3/5
Konstitucionalistet e pranishem ne tryezen e djeshme kane dhene opsionet e tyre per menyren se si duhet te miratohen ligjet qe kerkojne shumice te cilesuar si dhe per ndryshimet kushtetuese. Nje nga konstitucionalistet Luan Omari tha se ne gjykata duhet inspektim dhe kjo te behet vetem nga Keshilli i Larte i Drejtesise. Ai sugjeroi qe ne Prokurori te kryhet nje decentralizim ndersa keshilloi qe per ligjet e rendesishme qe kerkojne 3/5 PS te jape kontribut. Ka ardhur koha qe opozita te jape kontributin e saj ne kete aspekt. Nuk mund te zgjase pambarimisht lenia menjane e ligjeve qe kerkojne patjeter nje shumice te cilesuar. Ato jane faktore te qenesishem per mbarevajtjen tone politike dhe shteterore dhe sigurisht edhe Bashkimi Evropian ka kerkesa te perseritshme ne kete aspekt. Mendoj se ligjet duhet te votohen pasi te rishqyrtohen sepse shume prej tyre kane kaluar edhe ne Komisionet Parlamentare pa mendimin e opozites - tha ai.