Topi dekoron Pjeter Arbnorin me Urdhrin Nderi i Kombit
Presidenti i Republikes Bamir Topi dekoron te denuarin nga diktatura politikanin dhe parlamentarin shkrimtarin dhe publicistin e shquar shkodran Pjeter Arbnori Pas vdekjes me Urdhrin Nderi i Kombit. Ne kete ceremoni moren pjese drejtues te institucioneve te te perndjekurve politikane shkrimtare artiste familjare e miq te shumte si dhe anetare te Kabinetit te Presidentit. Urdhri i larte Nderi i Kombit iu dorezua vajzes se tij Gjystina dhe mbante motivacionin Personalitetit te shquar te Shkodres dhe te gjithe Shqiperise simbolit te sakrificave mbinjerezore nen persekutimin komunist politikanit paqesor dhe shkrimtarit te talentuar intelektualit vizionar e qytetarit fisnik qe gjithe jeten dhe veprimtarine e tij ia kushtoi idealeve te medha te demokracise shtetit te se drejtes dhe te perparimit kombetar. Gjate fjales se tij pershendetese Topi tha se askush si Arbnori nuk ia doli ti mbijetonte terrorit dhe persekutimit komunist ndersa shtoi se asnje disident qe ka hyre ne politike nuk ka te krahasuar me Mandelen e Shqiperise. Ne kujtesen tone te perbashket me sakrificat e jashtezakonshme dhe vepren e tij Pjeter Arbnori mbetet nje simbol qendrese dhe humanizmi nje politikan e intelektual me horizont te gjere dhe urtesi shembullore nje burim frymezimi per sjellje qytetare dhe mendimin e lire. Jeta e tij u pershkrua nga drama dhe sakrifica te panumerta. Ne moshen 26-vjecare ai pati vizionin per te hedhur ne leter piketat e nje programi politik modern. Bindjet e tij politike talenti ne krijimtari dhe guximi per te kundershtuar parimet staliniste te regjimit i moren Pjetrit 28 vjet nga jeta e tij duke e shnderruar keshtu ne Mandelen e Shqiperise - tha Presidenti. Gjate ceremonise se dorezimit te ketij urdhri te larte vajza e Pjeter Arbnorit eshte shprehur Emri i babait eshte nje pergjegjesi shume e madhe per ne nje detyrim per te vazhduar rrugen dhe filozofine e tij. Ky vleresim qe i jepet sot babait i shkon natyrisht dhe mamase sone qe ka ndare me te cdo moment te bukur dhe te veshtire ne karrieren e tij si politikan dhe shkrimtar deri ne momentet e fundit por dhe te gjithe shokeve miqve dhe dashamiresve te familjes sone qe kontribuojne duke mbajtur gjalle emrin e tij. Ata jane vertet te shumte ne numer dhe ne emer te te gjitheve une ju them edhe nje here Faleminderit per kete dekorate