Tokio, 72 ore ne Perandorine e Diellit!
Pas 12 oresh te gjata qe distanca dhe ndryshimi i ores i ben edhe me te veshtira, avioni i stermadh ulet ngadale ne aeroportin Narita, te Tokios. Dy oret e fundit te fluturimit, toka e ngrire dhe e shkrete e Siberise fillon zbutet dhe peizazhi ndryshon krejt, kur nen te shfaqet deti. Shtate vjet me pare, kisha ndjekur thuajse te njejtin itinerar per te vizituar qytetin me te rendesishem te Azise, ndersa kesaj here, vendin e kuriozitetit ekzotik e zinte nje ndjesi tjeter. Kisha gjithnje bindjen se qytete te tille, te stabilizuar, ndryshojne ngadale, shume ngadale dhe jo gjithnje rikthimi eshte mbreselenes. Ndryshe nga vende te tjera, si qytet e Gjirit Persik apo Evropes Lindore qe ne cdo kthim, sado i shkurter qofte ai, te ofrojne nje panorame dhe ritem te ri, shpesh te panjohur nga ai i pari. Nga shtate vite te shkuara, ruaja ndjesine e nje qyteti shume amerikan ne dukje, por shume here me i paster dhe me mistik. Kujtesa me sillte ende ne vemendje dy-tre pershendetje te thjeshta dhe stilin tipik te perkuljes se thelle per te nderuar tjetrin, kushdo qofte ai.
Ndryshe nga vizita e pare, qellimi ishte kesaj here me i percaktuar. Kryeministri i Shqiperise kryente viziten e pare zyrtare ne nje vend, me te cilin kishim marredhenie diplomatike prej vitesh, por qe asnjehere nuk kishte qene ne vemendjen tone primare. As per faktin se ne listen e donatoreve figuronte nder me kryesoret, ndersa ne renditjen ekonomike boterore vjen i dyti pas SHBA. Programi qe e kisha ne dore qe ne Tirane me kishte bere kurioz per te kuptuar se cili do te ishte qendrimi i njeres prej fuqive me te medha te botes, ndaj njerit prej vendeve me te vogla te Ballkanit.
Delegacioni i Kryeministrit, bashke me ministrat Basha, Bode, Ruli dhe shefin e Kabinetit, Imami, mberriti disa minuta me pas nga Mynihu. Pershendetjet e para qene te shpejta, protokolli strikt dhe karvani i makinave u nis ne nje udhetim me shume se nje ore drejt Hotel “Imperialit”. Nje prej hoteleve me te vjeter te qytetit, nje vend mitik, por qe kishte humbur dicka nga shkelqimi i dikurshem. I vendosur perballe Pallatit Perandorak, ai ruante sidoqofte magjine e njerit prej pozicioneve me te mira ne qytet.
Thuajse nje ore pas vendosjes ne hotel, karvani u nis serish drejt selise se Kryeministrise, ku Yasou Fukuda, shefi i Qeverise japoneze do te priste Kryeministrin shqiptar. 73- vjecar, Kryeministri me i moshuar ne historine japoneze te 30 viteve te fundit, trashegimtar i nje dinastie politike dhe djali i madh i nje tjeter Kryeministri, Tokedo Fukudes, qe drejtoi ne vitet 1976-1978, ai eshte padyshim nje nder shtetaret me te rendesishem qe ishulli njeh. U rikthye ne politike atehere kur gjithkush mendonte se ajo kishte marre fund per te dhe kur i kishte nje tjeter karriere biznesi. Per te mesuar dicka me shume nga takimi, mund t’i referohesh burimeve te Kryeministrise shqiptare, por edhe atyre te buletinit ne anglisht per shtypin e huaj ne Tokio. Fukuda ka qene fare konkret ne kerkesat e tij. Ka permendur hapat gjigante te Shqiperise perpara, pas hapjes nga komunizmi; zhvillimet e dy viteve te fundit, rolin e Kryeministrit dhe ka kerkuar dy gjera konkrete: e para, mbeshtetjen e Shqiperise per kandidaturen e Japonise per nje vend ne Keshillin e Sigurimit dhe e dyta, po voten e Shqiperise, pro kandidatures kanadeze ne Agjencine Nderkombetare te Energjise Atomike. Dy kerkesa qe kane marre nje aprovim te menjehershem dhe qe kane pasur kunderkerkesat e tyre: ate per hapjen e nje ambasade japoneze ne Tirane dhe ate per shtimin dhe inkurajimin e investimeve japoneze ne Shqiperi.
Duket se Kryeministri shqiptar ka qene fare i prere dhe konkret ne kete drejtim. Ne cdo takim, ai ka perseritur gjithnje formulen e falenderimit per ndihmen ekonomike 15- vjecare te Japonise ndaj Shqiperise, per faktin qe kane qene prezent gjate krizes se Kosoves e me gjere. Dukej se gjithe vizita e tij kishte dy boshte ku mbeshtetej: ne takimet politike ai ka synuar prezantimin e nje imazhi ndryshe te Shqiperise, ndihmen e Japonise dhe lobingun per Kosoven. Nga Kreu i Senatit Satsuki, tek ai i Parlamentit, Kono, nga ish-kryeministri Mori, te ministri i Financave, Nukaga, ai ka perseritur po ate refren. Ne ato ekonomike ka tentuar krijimin e nje Shqiperie te hapur dhe terheqese per investimet. Ne takimin me Guvernatorin e Bankes Japoneze per Bashkepunim Nderkombetar, Tanami, banke e cila sapo ka dhene 100 milione dollare per riparimin e sistemit te kanalizimeve te Tiranes, ne ate me grupin e fuqishem te industrise mjekesore, “Tokushukai”, ne takimin me korporaten “Marubeni” nder me te fuqishmet ne bote, ne takimin me mbi 100 perfaqesues te kompanive japoneze te investimeve ne hotel, ne takimin me Ogaten, aktualisht presidente e Agjencise japoneze per bashkepunim nderkombetar dhe nje njohese e vjeter e Shqiperise qe nga lufta e Kosoves, ne takimin me kreret e “Panasonic”, ai perseriste po ate fjale, po ate prezantim bindes e plot pathos: ejani investoni!
Shpesh here, pyesja veten nese edhe ai besonte seriozisht se Shqiperia mund te ishte nje parajse e tille e investimeve te huaja?! Padyshim dicka ka ndryshuar. Mendoja se si mund ta perfytyronte Shqiperine kryetari i Bordit te “Marubeni Coorporatin”, nga nje vizite e te cilit ne Tirane, ne vitin 1991, kisha ruajtur nje fraze qe me impresionon ende: Dje, ne avionin “Svisser”, kishte vetem 5 pasagjere!!! Cili do te ishte motivi qe kompanite nder me te medhate e botes, te mberrinin ne nje vend me njemije probleme si Shqiperia. Kemi nje rini te mrekullueshme, te kualifikuar, te miredukuar dhe punetore, vijonte te fliste Kryeministri. Po sa te drejte kishte realisht? Veshtire t’i japesh pergjigje, por jo vetem kesaj. Ne fakt, cili ishte motivi qe Kryeministri i vendit te dyte me te rendesishem te Globit, jo vetem qe kishte parashikuar nje takim me Kryeministrin e Shqiperise, por i kishte rezervuar atij dhe gjithe delegacionit nje darke? Cili ishte motivi qe Perandori i Japonise, dinastise me te vjeter dhe me te sofistikuar te botes, po priste ne nje takim te vecante Kryeministrin e njerit prej vendeve me te vogla te Ballkanit dhe pa ndonje peshe nderkombetare. Nuk kisha asnje dyshim se kerkesat insistuese te gazetave dhe televizioneve per intervista dhe vemendja e pamat e shtypit e kishte nje pergjigje: lidhej me Kosoven dhe te ardhmen e saj, nje lajm boteror, i mjaftueshem per ta bere Berishen nje lloj stari te shtypit te Tokios. Te tjerat nuk merrnin pergjigje kollaj. Ose nuk do te merrnin deri nje dite me pas, kur i ulur ne nje tryeze me disa korrespondente te huaj ne Klubin e shtypit nderkombetar ne Tokio, po flisja per viziten.
Ne Tokio moti ndryshonte shpejt dhe dielli i dites se pare ja la vendin nje dite te dyte tejet te ftohte. Breronte bore dhe nen te, filluan te mblidhen ne Hotel “Imperial” perfaqesuesit e komunitetit shqiptar ne Japoni, per pritjen qe ambasada jepte ate dite. Te permalluar, me femijet e veshur me kostume kombetare, shume prej tyre prisnin ne hollin e hotelit disa ore me pare. Takonin njeri-tjetrin, bisedonin. Nje bashkegjimnazist i “Partizanit”, Gjergji, me ftoi per nje caj japonez dhe me rrefeu se jetonte aty prej 10 vitesh.
Jemi pak, me tha, jo me shume se 50 familje, por ndihemi mire.
Po keshtu nje djale nga Peja, i quajtur Miki, qe ishte martuar me nje vajze japoneze, kishte nje djale dhe priste me padurim pavaresine. Ishin te gjithe te gezuar per ambasaden e re dhe ne darke vija re se leviznin kudo me aparate fotografike.
Askush nuk e dinte ku binte Shqiperia, me tha dikush prej tyre se japonezet jane shume izolacioniste, por keto dite shtypi po flet pa pushim.
Ajo qe e bente gjithcka me te veshtire qene lotet e tyre. Lot ku perzihej malli, gezimi per viziten dhe trishtimi qe ajo do te mbaronte shpejt. Pak ore me vone, gjithsecili do te kthehej ne jeten e tij te perditshme dhe ky takim i rralle me vendlindjen do te mbetej thjeshte nje kujtim, si shume gjera te tjera qe prej ardhjes ketu.
Diten e trete gdhiu nje kohe e bukur dhe bashke me te nje lajm i mire: Gazeta me e madhe japoneze, ne krah te nje interviste te Berishes, kishte vendosur njoftimin se Japonia do te njihte pavaresine e Kosoves, sapo te shpallej ajo. Me te nen sqetull u hodha ne klubin e gazetareve te huaj, ku pritej te mberrinte Berisha, rreth nje ore me vone. Nje asistente, e quajtur Hyon Suk, me uli ne nje tryeze me disa gazetare evropiane dhe me ofroi pijen tradicionale japoneze, caj. Biseda ishte po ajo, Kosova, pavaresia, dhe aty-ketu zgjedhjet primare amerikane qe ate dite ishin tejet ne mode.
Nuk e kuptoj se perse kjo pritje, pyeta nje koleg italian qe ishte caktuar te moderonte pas pak takimin e Berishes me shtypin e huaj. Duket pak e vecante per nje Kryeminister dhe delegacion qe vjen nga Ballkani.
Eshte i pari Kryetar Qeverie qe viziton Tokion, me tha ai, japonezet jane shume te ndjeshem dhe e vleresojne kete. Jane popull i tille. Pastaj problemi i Kosoves eshte shume aktual dhe e fundit, Berisha eshte nje politikan qe njihet, ka kaq vjet ne politike dhe gati-gati perben nje kuriozitet. Ne Ballkan, koleget e tij kane dale tashme jashte politike.
Pasdite, nje tjeter lajm i mire duket se ngriti edhe me shume humorin e atyre qe ishin pjese ne delegacion. Gjate vizites ne Grupin “Panasonic”, zyrtaret e atjeshem njoftuan se shpejt mund te hapnin nje fabrike montimi ne Durres. Pritja tyre qe mbreselenese, edhe se pak e pakuptueshme per ne. Disa dhjetera zyrtare kishin dale te dera duke tundur flamuj te vegjel japoneze dhe shqiptare. M’u duk si nje skene e marre nga filmimet e vjetra te miqesise shqiptaro-kineze, por kjo ndodhte ne nje prej vendeve me demokratike te botes dhe me shume sesa imponim ishte stili tipik i mikpritjes japoneze. Sic do ta vertetoja nje dite me vone, kur nje pjese e stafit te hotelit doli te na percillte, duke u perkulur thelle dhe duke tundur duart per nje kohe te gjate.
Ne mbremje, konsulli i Nderit i Shqiperise shtronte nje darke. Ne tavoline, ne krah te tij, gjendej edhe Mori, ish-kryeministri japonez deri me 2001 dhe nje prej njerezve te fuqishem politike. Nje njeri i lidhur fort dhe pashpjegueshmerisht me Shqiperine, qe prej vitit 1996, kur kryeson shoqaten e miqesise Shqiperi-Japoni ne parlament.
Dita e fundit gdhiu po ashtu e kthjellet. Berisha dukej disi i emocionuar per takimin me Perandorin. Protokolli i tij eshte strikt dhe pak personalitete te vendeve te vogla mund te kalojne uren qe te shpie ne pallatin Perandorak. Nje kompleks ndertesash ne qender te qytetit, rrethuar nga nje park i madh. Akihito eshte kurorezuar ne vitin 1989, pas vdekjes se babait te tij, Perandorit legjendar Hiro Hito dhe qe nga ajo kohe, imazhi i tij ne Japoni eshte tejet popullor. Ai eshte Perandori i 125 i Japonise, trashegimtar i nje dinastie 1500- vjecare, jo vetem me e vjetra, por edhe me mistikja e globit aktualisht. I martuar me nje vajze borgjeze, nga nje familje biznesmenesh, i pari perandor qe ka marre kete hap, Akihito eshte simbol i unitetit ne vend. Japonezet besojne tek ai, sic kane besuar prej 15 shekujsh dhe kjo eshte dicka e rralle.
Akihito kishte qene i thjeshte dhe kurioz per Shqiperine. 15 vjet me pare, ai i kishte bere apel qeverise se tij te ndihmonte vendin e varfer ballkanik, qe kishte pasur po ate te shkuar si Koreja e Veriut. Tashme ai po priste ne nje audience Kryetarin e Qeverise Shqiptare, duke i deshmuar vendit tone, nje respekt te vecante.
Takimi me Akihiton ishte i fundit. Pak minuta me vone, karvani i makinave u rikthye serish ne aeroportin Narita, ku priste nje fluturim i gjate, thuajse 13 ore, qe ndan Japonine nga Evropa, por edhe dy kultura te ndryshme, qe fale demokracise, punes, disiplines dhe besimit, kishin arritur nje produkt te perbashket: nje zhvillim ekonomik dhe nje mireqenie per t’u admiruar. Ate mireqenie qe per ne dukej ende larg.
Avioni u ngrit dhe Tokio nen te filloi te shnderrohej ne nje kartoline. Si shtate vjet me pare, po largohesha i bindur se udhetimi eshte i gjate dhe i lodhshem, por po kaq i vendosur per t’u kthyer serish…