E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: Fitorja e PD thellohet në 2013, përballë nesh alternativa e bllokimit

29-12-2012 / Gazeta 55

Zgjidhen strukturat e reja drejtuese të Partisë Demokratike në Devoll

Gjatë kuvendit të Partisë Demokratike në Devoll, ministri i Financave Ridvan Bode ka deklaruar se kjo forcë politike do arrijë një fitore edhe më të thellë në zgjedhjet 2013.
Duke deklaruar se mazhoranca është e vendosur në alternativën e saj qeverisëse, Bode tha se modeli ekonomik i taksave të ulëta është modeli që kërkon integrimin. “Fitorja e PD në 2013 do të vazhdojë të thellohet. Zhvillimi ekonomik u implikua nga kriza, u ul ritmi i saj, por ne jemi të vendosur në alternativën tonë. Modeli i taksave të ulëta, është modeli që kërkon integrimin, është vital as opozita nuk mund ta mohojë”, tha Bode.
Ministri shtoi ndër të tjera se, “Shqipëria renditet në vendet e para në rajon për zhvillimin ekonomik. Modeli ynë prodhon rritje ekonomike, prandaj krijuam mirëqenie”, tha ai.
Duke akuzuar opozitën, Bode deklaroi se përballë alternativës së PS, qëndrojnë ata që ai i cilësoi si bllokmenët bllokues. “Përballë nesh ka një alternativë të përvarur. Bllokmenët e murit të bllokimit bllokojnë statusin, ashtu siç donin të bllokonin edhe vizat. Përdorën qarkun e Fierit për të bllokuar”, shtoi ai. Ndër të tjera ai shtoi se PD do vazhdojë koalicionin me LSI, pasi “plotëson aspiratat e shqiptareve”, siç tha Bode.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›