E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpresa e Kosovës për Olimpiadën 2008

Luan Krasniqi

Luan Krasniqi dhe sportistë të tjerë, mund të rreshtohen nën flamurin kosovar

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) i quajti shumë të pangjashme gjasat që Kosova të dërgojë skuadrën e saj në Lojrat Olimpike Pekin 2008, këtë verë. Më 18 shkurt, zëdhënësi i KON-it Emanuelë Moro u shpreh (cituar nga “Uashington Tajmsi”) se Kosova duhet të njihet si shtet i pavarur nga OKB-ja përpara se të mendojë për të dërguar sportistët e saj në Olimpiadë. “Pasi të njihet nga OKB-ja, Kosova duhet që të plotësojë disa kushte të caktuar sportivë për të fituar statusin olimpik, - tha ajo, - më parë duhet të shikojmë se çfarë do të vendosë OKB-ja, por duket e pangjashme që atletët të mund të konkurrojnë në Pekin për Kosovën për shkak se periudhës kohore shumë të kufizuar”. Lojrat Olimpike në Pekin do mbahen nga 8 deri më 24 gusht. Fjalët e Moros frenuan përpjekjet e shtetit të deklaruar të pavarur në mënyrë të njëanshme për të formuar një skuadër olimpike si pjesë e pavarësisë së saj. Më herët, Komiteti Olimpik i Kosovës lajmëroi se do të dërgonte pesë boksierë në Pekin nëse do t’i jepnin leje mes tyre edhe Luan Krasniqin. Pavarësisht mesazhit nga KON-i, Kosova ka ende arsye për të shpresuar. KON-i mund të lejojë atletët kosovarë të marrin pjesë në Olimpiadë si sportistë të pavarur, nën flamurin olimpik. Precendentët për një gjë të tillë janë të mjaftueshëm pasi atletë nga Timori Lindor dhe ish-Jugosllavia e kanë qenë pjesëmarrës nën atë flamur. Shpërbërja e ish-Jugosllavisë, që nisi që në fillim të viteve 1990, çoi në shfaqjen e 6 skuadrave të reja olimpike: Sllovenia, Kroacia, Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi. Kosova duhet të bëhet e shtata.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›