Shpresa nga Brukseli

Presidenti i Këshillit Europian, Herman Van Rompuy ka deklaruar të mërkurën në Bruksel se shpreson që Kosova të përfitojë praktikisht nga konkluzionet e miratuara të hënën në takimin e Këshillit për Çështje të Përgjithshme të Bashkimit Europian në Bruksel.
Në një deklaratë për media, pas takimit me Kryeministrin Hashim Thaçi, Presidenti i Europës ka thënë se konkluzionet janë substanciale dhe konfirmojnë perspektivën europiane të Kosovës.
“Ne diskutuam Konkluzionet e Këshillit më 5 dhjetor 2011 në lidhje me Kosovën që janë substanciale dhe pozitive dhe riafirmojnë perspektivën europiane të tërë Ballkanit Perëndimor. Shpreha shpresën time se përparime praktike mund të bëhen sa i përket dialogut të vizave, tregtisë, anëtarësimit në BERZH dhe pjesëmarrjes në programet e BE’së”, ka thënë Rompuy në një deklaratë për media.
Përveç kësaj, Rompuy ka përmendur edhe pikat e dobëta duke thënë se Kosova duhet të adresojë një numër të madh të sfidave.
“Derisa Kosova është duke bërë progres në shumë fusha, mbeten një numër i sfidave të rëndësishme. E nënvizova nevojën që Kosova të vazhdojë dhe të intensifikojë përpjekjet e saj, veçmas në fushën e sundimit të ligjit përfshirë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka thënë ai.
Rompuy po ashtu ka theksuar se rruga drejt BE’së është e gjatë, por sipas tij, një gjë e tillë ia vlen.
Në deklaratë është përshëndetur edhe marrëveshja Kosovë –Serbi, derisa kufiri nuk është përmendur vetëm “pikëkalimet”.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...