Thirrje komisionereve Berisha Zbatoni ligjin per voten

Kryeministri Sali Berisha ka shfrytëzuar mbledhjen e fundit të qeverisë deri në zgjedhjet e 8 majit për t`u dërguar mesazh komisiorëve të zbatojnë pa asnjë indikim partiak ligjin.
Pavarësisht ngjyrave politike, kryeministri Berisha i ka konsideruar të gjithë komisionerët si kujdestarët e votës së qytetarëve shqiptarë, duke u transmetuar mesazhin se procesi zgjedhor më 8 maj është në duart e komisionerëve. Përtej kësaj, kryeministri u është drejtuar edhe subjekteve politike duke u kërkuar të përfshijnë sugjerimet e OSBE/ODIHR-it në trajnimin e komisionerëve.
“Kam një mesazh të veçantë për komisionerët. Janë ata që në datën 8 maj shndërrohen në vendimmarrësit më kryesorë të vendit. Janë ata që në datën 8 maj kanë fatin të jenë kujdestarë të votës së qytetarëve shqiptarë”-tha Berisha.
Kryeministri Berisha theksoi se ka një axhendën e qeverisë një projektligj që u jep të drejtën shqiptarëve me shtëpi private të kenë si pronë të tyre edhe oborret në përdorim. Kushtetuta e vitit 1974 asgjësoi pronën private duke regjistruar si pronë vetëm shtëpitë, ndërsa oborret u shpallën në përdorim.
“Qeveria ka një vendim për oborret e qytetarëve të Shkodrës, Tiranës, Durrësit, Elbasanit kudo. Pas miratimit të kushtetutës barbare të vitit ‘74 e cila u asgjësonte pronën private, qytetarëve të Shqipërisë iu regjistua si pronë vetëm trualli i shtëpisë, jo oborri. Qeveria ka një vendim që detyron agjencitë përkatëse të lëshojnë të gjithë dokumentat zyrtarë për pronësinë e qytetarëve mbi oborret e tyre”-tha kryeministri.
Shefi i qeverisë falenderoi administratën, e cila në një kohë fushate elektorale, ka pasur një ritëm të lartë pune. Ndërsa duke mos iu larguar atmosferës zgjedhore, Berisha theksoi se facebook-u duket se do të përcaktojë edhe rezultatin e zgjedhjeve.
“Me facebook-un ju e keni marrë vesh. S’kam ç’them. Por të dashur zotërinj ministra, qytetarë duket se kësaj rradhe facebook-u do të përcaktojë rezultatin e zgjedhjeve”- tha kryeministri.
Erjon Ajazi