E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpresat ngrijnë në borën bjelloruse



Kombëtarja U-21 e Shqipërisë rezistoi vetëm 25 minuta përballë Bjellorusisë dhe të ftohtit e borës në “Molodechno”, kur Pavel Nekhaychik çeli “pokerin” bjellorus në fitoren 4-2 të vendasve kundër Shpresave të Artan Bushatit, takim i vlefshëm për kualifikueset e Grupit 10 të Kampionatit Europian 2010 U-21.
Ndeshja filloi me gjysmë ore me vonesë për shkak borës së rëndë. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 3-0 për vendasit, që realizuan me Andrei Voronkovin (38’) dhe Maksim Skavysh (41’). Në pjesën e dytë ishte sërish Andrei Voronkovin ai që shënoi golin e katërt në të 71’ në portën e mbrojtur nga Ibrahim Bejte, përpara se Kombëtarja jonë të shënonte dy gola brenda katër minutash, Ahmed Januzi (75’) dhe Vilfor Hysa (78’) për t’u fiksuar përfundimisht shifrat në 4-2. Shqipëria U-21 pësoi humbjen e katërt në pesë ndeshje, pas atyre me Skocinë (2) e Austrinë (1), duke mbetur e parafundit me vetëm me tri pikë, falë fitores me Azerbajxhanin në “Niko Dovana”. Bjellorusia, nga ana e saj regjistroi fitoren e tretë në katër ndeshje, duke qenë me pikë të barabarta me Austrinë e Skocinë.

RENDITJA
Grupi 10 N F B H P
Austria 4 3 0 1 9
Bjellorusia 4 3 0 1 9
Skocia 4 3 0 1 9
SHQIPËRIA 5 1 0 4 3
Azerbajxhani 3 0 0 3 0

Skela, 2 vjet kontratë me TuS Koblenz

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Ervin Skela, firmosi një kontratë dyvjeçare me Tus Koblenz, Bundesliga 2, Gjermani. Marrëveshja e ish-mesfushorit të Energie Kotbus skadon, më 30 qershor 2012. 32-vjeçari Skela pas rrëzimit të Kobtusit nga Bundesliga 1 ishte i pa punë. Tus Koblenz, skuadër në të cilën luajnë edhe pesë shqiptarë nga Kosova, si dyshja e famshme Shefki e Njazi Kuqi, por dhe Renaldo Rama, Shqipran Skeraj e Aljmir Murati. Tus Koblenz është skuadra e nënta gjatë karrierës së Ervin Skelës në Gjermani, por dhe me një të kaluar të shkurtër te Ascoli në Serinë A, Itali. Ervini ka luajtur në Gjermani midis ekipeve të tjera për Energie Kotbus, Kaiserslautern dhe Eintracht Frankfurt. Skela numëron 168 ndeshje në Bundesligë (21 gola).

15 Tetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›