E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha fal borxhet. Thirrje opozites per amnisti

Dy muaj nga zgjedhjet qeveria njofton amninstinë fiskale për bizneset. Shefi i kabinetit Berisha i ka kërkuar ministrit të Financave amnistim total të bisnesit të vogël nga të gjitha detyrimet e prapambetura. Në mungesë të votave opozitare, amnistia fiskale mund të shkojë në parlament në formën e një ligji faljeje, një variant i  reduktuar, por që kalon me shumicë të thjeshtë votash.

“Të aplikojmë amnistinë fiskale për të gjitha bizneset me përjashtim të atyre të lidhura me pushtetarë apo ish- pushtetarë. Ato do përjashtohen. Asnjë prej tyre në amnisti. Qoftë kuadri i faljes, qoftë kuadri i amnistisë do të ishte më i plotë për bizneset e vogla. Nuk e bëj këtë për politikë, absolutisht jo. 80%, jam i sigurt edhe më shumë, e të punësuarve në këtë vend janë në këtë biznes” tha Berisha.

Nga mbledhja e qeverisë, nuk kanë munguar akuzat për abuzimet e Edi Ramës me taksat vendore.

”Prapë taksidarët lokalë tentojnë të thyejnë ligjin, t’u kërkojnë atë që nuk u jep ligji bizneseve të vogla” tha Berisha.
Në linjën e përgatitjeve për zgjedhjet vendore mes batushash pas Lulezim Bashës për Tiranën zbulohet dhe kandidatura e rradhës për Durrësin.

“Të nisin punën. Do t’u japësh udhëzime vartësve tuaj që të nisin punën. Turizmi është dhe mbetet pasioni yt kryesor. Nuk duhet të injorojmë as edhe një potencial turistik” iu drejtua Berisha ministrit të Kulturës Ferdinand Xhaferri. 

Gjatë mbledhjes shefi i qeverisë njoftoi akordimin e fondit për ish- të përndjekurit politikë, përfitues kryesorë të të cilit do të jenë personat mbi 75- vjeç.Po ashtu dhe hapjen e tenderit për shitjen për skrap të ardenalit të papërdorshëm ushtarak.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›