E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Nuk e dekretoj SHISH-in nëse ska konsulta me NATO-n

Presidenti do të japë qëndrimin për ndryshimet në këtë ligj

Presidenti Bamir Topi bëri të qartë dje se ai nuk do t’i dekretonte ndryshimet në ligjin e Shërbimit Informativ Shtetëror nëse ky draft nuk konsultohej më parë me aleatët strategjikë të Shqipërisë, siç është NATO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ajo që mund të them në parim është se unë kam qenë, mbetem dhe do të jem gjithmonë luajal i parimeve fondamentale të Aleancës së Atlantikut të Veriut, që është aleanca më e madhe e paqes dhe e sigurisë. Pra nga ky parim i madh natyrisht që dalin edhe përfundime të mëdha, të rëndësishme”, deklaroi Topi, duke lënë të kuptohej në mënyrë të qartë qëndrimin e tij për çështjen e shumëdebatuar. Por nga ana tjetër, Presidenti theksoi se ai nuk paragjykonte asnjë nismë dhe se qëndrimin përfundimtar për këtë çështje do ta jepte atëherë kur të vinte momenti i duhur. “Sigurisht që jam shumë i kujdesshëm për t’ju thënë edhe njëherë që nuk mund të paragjykoj asnjë lloj vendimi të Kuvendit, sepse Presidenti flet në momentin kur ka një vendimmarrje të Kuvendit dhe realizohet komunikimi zyrtar midis Institucionit të Kuvendit dhe Institucionit të Presidentit”, theksoi Topi. Po kështu, Presidenti pranoi se po e ndiqte këtë situatë me shumë kujdes.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›