E Diel, 1 Nëntor 2026

Deputeti: E vendos seanca nëse amendimi im rrëzohet apo qëndron

Demokrati Fatos Hoxha flet për nismën në SHISH

Deputeti i Partisë Demokratike, Fatos Hoxha, deklaroi dje në një prononcim për mediat se amendamenti i tij për kufizimin e mandatit të kreut të SHISH-it ishte në përputhje me standardet europiane. Sipas Hoxhës, amendimi i vetëm që po kërkohet t’i bëhet tani këtij ligji lidhet me kufizimin e mandatit të kreut të këtij institucioni dhe se PD ka vendosur që në muajin shtator të diskutojë në bashkëpunim me aleatët në lidhje me ndryshime të mëtejshme në SHISH. Nga ana tjetër, deputeti Hoxha deklaroi se në respektim të procedurave parlamentare, kjo nismë duhet të paraqitej përsëri në Kuvend ditën e hënë. Sipas Hoxhës, nuk ishte Komisioni i Sigurisë që e vendoste nëse amendimi i tij rrëzohej ose qëndronte, duke theksuar se këtë gjë e vendoste vetëm seanca plenare. Nga ana tjetër, Hoxha theksoi se përfaqësuesit e Partisë Socialiste nuk kanë asnjë alternativë për sa i përket asaj çfarë duhet të bëhet me SHISH-in dhe qëndrimi i tyre i vetëm është të kundërshtojnë.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›