Ndoka: "Dosjet", PD përgjegjëse për dështimin
Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, ka ngarkuar dje me përgjegjësi, PD-në dhe Kryeministrin Berisha për dështimin e Ligjit të Dosjeve.
Në fjalën e tij në Kuvend, Ndoka tha se "dështimi i ligjit të dosjeve, pezullimi i tij nga Gjykata Kushtetuese, nuk është dhe nuk mund të jetë një lajm i mirë për shqiptaret". Sipas tij, PDK-ja i ka kërkuar vazhdimisht Kryeministrit dhe PD-së që ta tërhiqnin atë ligj dhe të gjithë së bashku të hartonin një ligj që të përmbushte standardet, në përputhje me Kushtetutën e vendit. "Për fat të keq, zëri ynë nuk u dëgjua, sepse hartuesit e ligjit nuk donin dënimin e vërtetë të krimeve të komunizmi.