Shpronësohen pyje për drita nga era
Kompanisë që ka marrë licencën e prodhimit të energjisë nga era i jepen në dispozicion disa qindra hektarë kullota dhe pyje për të ndërtuar impiantet.
Qeveria vendosi dje të heqë nga fondi një sipërfaqe prej 11.765 ha fond kullosor dhe 0.208 ha fond pyjor, gjithsej 11.973 ha. Në vendim përfshihen edhe sipërfaqet në ngastrat pyjore dhe kullosore, që do të përdoren për të ndërtuar rrugët lidhëse me aerogjeneratorët, prej 2 850 ha fond pyjor dhe 80 924 ha fond kullosor, gjithsej 83 774 ha. Këto bëjnë pjesë në ekonomitë pyjore Brinjat e Fushës-Karaburun, Kume-Shashicë, ana e Detit-Palasë, Parku Pyjor Llogara dhe në ekonomitë kullosore Karaburun, Dukat-Tragjas-Shashicë, Shashicë-Gumenicë, Ana e Detit, totali i sipërfaqes, gjithsej 95 746 ha, të hiqen nga fondi pyjor dhe kullosor kombëtar dhe të çregjistrohen nga zëri kadastral pyll dhe kullota. Kompania ngarkohet që brenda 2 vjetëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, të përmirësojë 93 ha kullota, si dhe të pyllëzojë 4 ha me pyje sipas ngastrave të përcaktuara nga drejtoria përkatëse e shërbimit pyjor.