Shprthim n Sauk, 2 viktima, 4 t plagosur

Një shpërthim ka hedhur në ere një banesë në Sauk të Tiranës ku kanë humbur jetën dy persona. (UPDATE)
Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në lagjen periferike te kryeqytetit ku humbën jetën dy prej personave që banonin në ndërtesë. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia e forcat e zjarrëfikëses dhe sipas te dhenave, 3 persona të tjerë janë plagosur rendë.
Një prej viktimave quhet Xhevdet Xhebrahimi, ndërsa tjetri është i afermi i tij, Luan Brahja. Të plagosurit janë bashkëshortja dhe fëmijët e viktimës, Fatbardha, Shpresa dhe Altin Xhebrahimi.
Fqinjët shprehen se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga eksplozivi pasi familja kishte hasmëri.