E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqetësimi i Kolegjit, Topi thërret nesër KLD

Presidenti Bamir Topi nesër do të thërrasë Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

Ai i ka kërkuar KLD-së, të fusë në rendin e ditës në mbledhjen e nesërme, shqetësimet e anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor, lidhur me akuzat publike në adresë të tyre, pas vendimit për Bashkinë e Tiranës. Shqetësimet e gjyqtarëve të Kolegjit, kanë ardhur pas akuzave publike të bëra nga Partia Socialiste.

Gjyqtarët e Kolegjit i kanë dërguar një letër presidentit Topi, SHBA dhe BE. Letra është dërguar pas akuzave që Partia Socialiste ka bërë ndaj anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor, pas vendimit për kryebashkiakun e ri të Tiranës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›