E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pyetja e ditës/Po në Shqipëri, përgjimtarët dhe kameramanët e medias revolucionare të Ramës, kur do të arrestohen?

18-07-2011 / Gazeta 55

Rebekah Brooks, ish-drejtore e kompanisë “News Corp e Robert Murdoch”, për degën e Britanisë së Madhe, u arrestua dje lidhur me skandalin e përgjimeve nga gazetarët e “News of the World”.
Ky ishte lajmi për mediat që bëri dje xhiron mediatike.
Në formë begraundi, i njëjti lajm jepte edhe informacionin, se arrestimi i Rebekah Brooks, ishte i dhjeti në listën e të akuzuarve si të implikuar në skandalin e përgjimeve të tabloidid “News of the World”.
Kur dëgjon e mëson për gjithë këto arrestime, të kulmuara dje me arrestimin e Rebekah Brooks, ish-drejtore e kompanisë “News Corp e Robert Murdoch”, apo kur dëgjon e mëson edhe për vendosjen nën hetim të djalit të Robert Murdoch..., fantazia e shfrenuar nuk ka se si të mos marrë udhë dhe të kërkojë të gjejë e të vendosë paralelizma në Shqipëri.
Kur themi fantazi, duhet të pranojmë që jemi në kufijtë e çmendurisë...
Duke e lëshuar edhe më shumë frerin e fantazisë (çmendurisë), nuk ka se si të mos tentohet të besohet se i vetmi paralelizëm që mund të bëhet me skandalin e përgjimeve të “News of the World”, me skandalet e përgjimeve në Shqipëri, është numri “dhjetë”. Ndërsa deri tani për skandalin  e përgjimeve të “News of the World”, kemi “dhjetë” të arrestuar, në Shqipëri kemi të paktën “dhjetë” skandale publike përgjimesh, të pa ndëshkuara.
Kur themi “të paktën ‘dhjetë’” skandale përgjimesh të pa ndëshkuara, sigurisht kjo shifër mund të merret shumë me rezerva, sepse natyrisht që është shumë më e madhe.
Pa dashur të përmendim të gjitha, mund të përmendim rastin e përgjimit të një pedagogu me brekë nëpër këmbë..., apo edhe rastin e një ish-ministri, të cilit një kurvë me “mbërtheckat gati për zbërthim”, ju fut përdhunshëm në shtëpi, me pretendimin se po kërkonte punë, ku e vetmja punë e saj që dinte të bënte, ishte të keqpërdorej si “çimkë”. Me që ra fjala te “çimka”, kemi edhe rastin e përgjimit të Spartak Ngjelës, që i dha “popullaritet” termit “çimkë”. Ndër rastet e përgjimit, më për të qarë e më për të qeshur, janë përgjimet e një ish-ministri, që në tentativë për të siguruar material komprometues për ish-shefin e tij, ia futi vetes.
Kjo listë, mund të vazhdojë gjatë.
E përbashkëta e këtyre rasteve, por edhe të tjerave, është se asnjë prej tyre nuk është ndëshkuar.
Këtu fillon e fantazia e shfrenuar (çmenduria) merr një revansh të pandalshëm...
Sepse, organi i akuzës, që duhet të “mendojë” për ndëshkimin e përgjuesve, vetë, i nxjerr në media të tjera përgjime...
I mbani mend përgjimet e dosjes “Gërdeci”, të cilat u bënë publike në media...?
Nga dolën ato tablate përgjimesh...?
Sigurisht, nga dhe vetëm, prokuroria.
Dhe ne guxojmë e i “japim krahë” fantazisë (çmendurisë) dhe kërkojmë që prokuroria të arrestojë e ndëshkojë, përgjuesit dhe abuzuesit me përgjimet...?!
Në qoftë se prokuroria do të bënte këtë, atëherë çdo të thoshim, kur Prokuroja e Përgjithshme, një bisedë telefonike me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, “e transkripton” dhe ia vë në dispozicion liderit të opozitës... dhe ky nga ana e tij, nxiton dhe i bën publike në konferencë shtypi...?
Hë çfarë duhet të thoshim për një rast të tillë...?
Sigurisht asgjë...
Mos vallë duhet ti lejojmë vetes të vazhdojmë të inkurajojmë “lëshimin e fantazisë (çmendurisë) pa fre” dhe të “lëshojmë pa fre (por çmendurisht)” pyetjen.. “kur do të arrestohen në Shqipëri përdhodhësit e dinjitetit të shtetarëve dhe individëve....?!”.
Stop...!
Këtë fantazi (çmenduri), nuk  beson askush...
As prokuroria...

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›