BSH: Taksat, jo ndryshim cdo vit
Qeverite duhet te bejne publike synimin per nivelin e taksave qe ne fillim te mandatit elektoral dhe te shtrihen te pakten per kater vite te qeverisjes. Kerkesen e ka bere Banka e Shqiperise, e cila kerkon qe paketa fiskale e vitit 2009 te perfshije nje rregull fiskal per perfomancen e politikes fiskale. "Ky rregull duhet te jete sasior, i monitorueshem ne rrjedhen e kohes, i shtrire per gjithe periudhen e mandatit politik, me prirje te qarte drejt kritereve sasiore te Mastrihtit", eshte shprehur Guvernatori i Fullani. Sipas Bankes se Shqiperise, ulja dhe ngritja e shpeshte e taksave gati per cdo vit ose disa here ne vit shfaq impakte ne performancen e ekonomise, ne politikat monetare, ne inflacion dhe tregues te tjere. Ne menyre qe te harmonizohen te gjitha politikat dhe bizneset te kene te qarte se, cfare do te behet me projeksionet dhe investimet e tyre, qeverite duhet qe ne fillim te mandatit, te shpallin me perqindje uljen edhe ngritjen e taksave dhe kohen se kur do te ndodhin keto ndryhime. Gjithashtu autoriteti qendror bankar, qe eshte edhe ne rolin e keshilltarit ekonomik te qeverise, ka kerkuar nje harmozim me te mire te shpenzimeve publike. Invetimet publike nuk duhet te perqendrohen ne fund te vitit, pasi ne kete menyre sipas Bankes, krijojne presion ne rritjen e cmimeve dhe eficenca e mireperdorimit te tyre vihet ne dyshim. Taksat dhe tatimet kane ndryshuar me shume se njehere brenda nje viti, gjate ketyre viteve te fundit. Per shkak se, qeveria aplikoi nje reforme te dendur fiskale, e cila ishte e parashikuar parimisht ne programin e qeverise. Mirepo ky ndryshim i shpeshte i taksave ka krijuar peshtjellim te bizneset, duke krijuar edhe kosto ne aktivitetin e tyre. Pavaresisht situates aktuale ne periudha afatgjata ndryshimet e taksave krijojne nje ambjent pozitiv per biznesin. Kjo eshte pohuar edhe ne raportin e pervitshem te Bankes Boterore si te besh biznes ne 2009 ku Shqiperia u rendit ne vendin e dyte ne bote, persa i perket densitetit te reformave ne favor te biznesit.
Reforma, si po ndryshojne ligjet dhe perqindjet e taksave
Tani pas rreth 17 vjetesh Shqiperia ka ndertuar nje legjislacion tatimor modern, te perafert me ate te vendeve te tjera te zhvilluara. Por reforma pergjate gjithea ketyre viteve te tranzionit nuk eshte ndalur. Vit pas viti, sistemi tatimor shqiptar azhorbohet me ndryshime ne nivelet e tatimeve dhe taksave nepermjet paketave fiskale. Nje e tille hyri ne fuqi ne 1 janar te vitit 2008. Tatimi mbi fitimin e bizneseve me 1 janar te ketij viti pergjysmua nga 20 per qind ne 10 per qind. Po keshtu duke filluar nga janari 2008, ndermarrjet prodhimit te veshjeve dhe kepuceve per eksport nisen te paguanje taksen e shehte. Po keshtu me 1 janari 2008, biznesi i i vogel pagoi tatimin mbi te ardhurat personale. Po keshtu nga janari u perfshine ne Tatimin mbi Vleren e Shtuar, Organizatat jo Qeveritare dhe universitet private dhe gjithashtu do te aplikohet akciza e rritur per karburantet dhe veren. Por qeveria aplikoi nje pakete fiskale ne mes te vitit, kur miratoi buxhetin shtese. Qevria vendosi te rrise dhe taksen e infrastruktures nga 4 per qind ne 6 per qind dhe pagesa e taksave per ndertesat behet, jo sipas vitit te ndertimit, por per meter katror.