E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Zgjedhjet, kushti per integrimin”

Shefi i Komisionit Evropian per Zgjerimin, Dirk Lange eshte shprehur ne nje interviste per TV Klan se Shqiperia ka bere progres ne shume fusha. Sipas tij, e rendesishme eshte qe ky progres te ngjitet ne nivele te larta, sidomos ne luften kunder krimit dhe korrupsionit. Njeheresh ai ka nenvizuar faktin se nuk perjashtohet mundesia qe liberalizimi i vizave te behet vitin e ardhshem ose maksimumi ne vitin 2010. Nderkohe qe ne lidhje me statusin e vendit kandidat, ai shprehet se duhet te realizohen zgjedhje te lira. Ne kete kontekst, duke pershendetur dialogun politik per reformen zgjedhore, ai ka nenvizuar se nuk duhet presion politik per Kodin, por duhet zgjidhur gjithcka ne Kuvend.

Kur mund te hiqen vizat perfundimisht per shqiptaret?

Mendoj se po punojme per ta arritur kete sa me shpejt. Shqiperia mori udherrefyesin e saj dhe ne morem besoj planin e pergatitjes, i cili po vleresohet dhe besoj se do te jete gati ne mesin e javes se ardhshme. Me pas ne do te vendosim se cilat do te jene edhe hapat e metejshme. Pra shume pune parashikohet te ndermerret nga Shqiperia, me raporte te pastra. Po keshtu ne do te dergojme ekspertet tane per te paraqitur nje situate te qarte gjate vitit 2009 dhe nese ne verejme progres ne kete aspekt, nuk eshte e perjashtuar mundesia qe ky regjim i lehtesuar vizash mund te liberalizohet gjate vitit 2009 ose 2010.

Si paraqitet vullneti politik ne Shqiperi per sa i perket reforma ne sistemin zgjedhor ne drejtesi, luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar krahasuar keto me nje vit me pare?

Ne kemi pare progres gjate vitit te pare ne Shqiperi dhe kjo shprehet edhe ne Progres- Raportin tone. Natyrisht kemi pare qe mbeten probleme me te cilat vendi duhet te merret. Kemi pare disa permiresime ne gjyqesor, por ende me shume nevojitet. Kemi verejtur se disa ligje jane miratuar per shembull “Mbi kushtet e punes se gjyqtareve”, por ligje te tjera jane ne pritje si ai per Prokurorine e Pergjithshme, qe duhet te futet ne te njejtin kuader per te pasur legjislacionin e duhur, per nje drejtesi te pavarur. Po ashtu kemi verejtur se ka progres ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit, por kjo nuk mund te fshehe se keto ceshtje mbeten ende shqetesime serioze. Kemi pare plane aksioni dhe strategji kombetare te plotesuara ne leter, por gjithsesi duhet me shume vullnet politik per to. Por gjithsesi kemi vene re zhvillime pozitive per shembull ne luften kunder korrupsionit, veme re se perceptimi per te eshte permiresuar ne Shqiperi.

Cili eshte vleresimi juaj per Kodin Zgjedhor qe pritet te miratohet dhe debatet qe lidhen me te?

Ajo qe eshte e rendesishme per Shqiperine eshte qe zgjedhjet e vitit 2009 duhet te jene ne perputhje me standardet nderkombetare. Eshte e rendesishme qe Shqiperia te tregoj se ka nje pjekuri ne demokraci. Ne kete aspekt mendoj se ligji elektoral ka ndryshuar me nje shumice te cilesuar ne Parlament dhe nje dicka e tille do te lehtesoje edhe sjelljen elektorale ne Shqiperi. Tani Kodi Elektoral pritet te miratohet me po aq urgjence pasi, gjysme viti perpara mbajtjes se zgjedhjeve ai duhet te kete hyre ne fuqi. Ne shpresojme vertet, se kjo gje do te realizohet shume shpejt.

A jeni ne dijeni te greves se deputeteve ne lidhje me kete ceshtje?

Para se gjithash duhet te them se kjo eshte nje ceshtje e brendshme ne vend. Ne menyre te qarte une dua te shpresoj se diskutimet per emerimit duhet te zgjidhen brenda Parlamentit dhe jo permes kercenimeve per veprime te dhunshme apo greva urie. Kjo eshte shume e rendesishme. Nga ana tjeter shpresoj qe te kete nje perfaqesim te duhur te te gjitha partive parlamentare, te perfshira per kete ceshtje ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve dhe qe do te arrihet ne nje marreveshje shume shpejt.

Pse Shqiperia duhet te pres deri ne veren e vitit 2009-en per te aplikuar per statusin e vendit kandidat, kur ky proces mund te mbyllet me perpara dhe me pas zgjedhjet te jene nje test per anetaresim. Sic po ndodh ne rastin e Maqedonise.

Ju po merrni parasysh hapin e dyte dhe jo te parin kur flisni per hapjen e negociatave. Hapi i pare te cilit Shqiperia i nenshtrohet me kete aplikim eshte pergatitja e mendimit te Komisionit dhe Shqiperia duhet te kete siguri per veten e saj se ky mendim i komisionit do te ishte pozitiv. Nuk do te ishte mire te merrej ne kete rast nje mendim negativ. Dhe kjo duhet te behet me nje vete qendrim qe kerkohet nga Shqiperia, e cila ne rast se mendon se eshte gati te jene te sigurt se komisioni do te pergatise nje mendim pozitiv. Per nje fare periudhe ne mendojme se per ajo qe eshte e rendesishme per Shqiperine ne kete momente lidhet me faktin se vendi duhet te gezoje marreveshjen e Stabilizim-Asocimit dhe te kete mbarevajtje te zgjedhjeve te metejshme te 2009.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›