E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia, padi sekretarit te pergjithshem te LSI, Vasili

Policia e Tiranes, ka ngritur nje padi ndaj sekretar te pergjithshem te Levizjes Socialiste per Integrim, Petrit Vasili. Gjithashtu policia ka deklaruar nepermjet nje deklarate per shtyp se mitingjet e LSI-se jane te paligjshme dhe kane penguar trafikun ne rruget e Tiranes. Ne nje deklarate zyrtare, policia beri te ditur se ka paditur ne prokurori, sekretarin e pergjithshem te kesaj partie, Petrit Vasili dhe nuk do te lejoje grumbullime te tjera ne te ardhmen. "Per rreth tre dite LSI ka zhvilluar tubime para kuvendit pa njoftuar policine, duke bllokuar segmentin rrugor ne rrugen “Xhorxh Bush”. Tubimi bie ne kundershtim me ligjin", u shpreh zedhenesja e policise. Policia e Tiranes, ka marre masa te menjehershme ne drejtim te sigurimit te rendit publikut pasi perreth tre dite, ku perkrahes te LSI-se, kane zhvilluar nje tubim perballe Kuvendit te Shqiperise, pa njoftuar me pare ne Policine e Tiranes, duke bllokuar keshtu rrugen. Ne menyre te vazhdueshme nga ana e drejtuesve te Policise se Tiranes, jane marre takime me organizatoret dhe drejtuesit e tubimit, duke i bere me dije se tubimi ne fjale bie ne kundershtim me aktet ligjore per te cilen ju eshte kerkuar respektimi i ligjit per tubimet. Sipas policise, veprimet e pjesemarresve ne tubim duke u shtrire, ulur dhe qendruar ne kembe, perballe hyrjes kryesore te Kuvendit te Shqiperise, cenojne rende sigurine e institucionit. Sa me siper, Policia e Tiranes ka derguar materialet procedurale ne Prokurorine e Tiranes. A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›