Keshilli i Ministrave harron masterat e nivelit te dyte
Te gjithe studentet qe jane diplomuar para vitit 2008, pra me sistem ndryshe nga i Bolonjes qe po aplikohet aktualisht, jane ne udhekryq. Edhe pse kerkojne qe te kryejne master, per kete kategori nuk eshte miratuar asnje vendim qe detajon kuotat, kriteret apo tarifat. Dekani i Fakultetit te Historise dhe Filologjise, Shezai Rrokaj shprehet se i ka derguar propozimet ne Keshillin e Ministrave qe ne muajin korrik, e megjithate, ende nuk eshte vendosur asgje. Sa i perket kuotave, Rrokaj thote se jane propozuar 100 te tilla. “Nga keto, 70 do te jene per studentet qe e kane mbaruar shkollen e larte ne Universitetin e Tiranes, ndersa 30, per ata qe e kane mbaruar ne universitete te tjera”, tha Rrokaj. Sa u perket kritereve, dekani i Fakultetit te Historise dhe Filologjise thote se nese kerkesat jane me te medha se oferta, (kuotat e miratuara), atehere pranimi do te behet me kritere. “Parasysh do te merret mesatarja nese ka shume konkurrence”, u shpreh ai. Megjithate, burime nga rektorati i Universitetit te Tiranes shprehen se pa mbaruar procesi i pranimit te studenteve me kohe te plote ne ciklin e pare si dhe te studimeve part-time, nuk ka gjasa qe te fillojne studimet per diplomen e nivelit te dyte, te cilen e marrin ata studente qe jane diplomuar vite me pare, me sistemin e vjeter te studimeve. Nderkaq, pothuaj ne te gjitha fakultetet kane nisur studimet per ciklin e dyte te studimeve, dy-vjecar. Te diplomuarit sipas sistemit te Bolonjes, pasi te kryejne kete cikel do te marrin diplome te nivelit te dyte ne fushen perkatese ku kane aplikuar dhe ku jane shpallur fitues.
Kriteret
Mesatarja do te mbetet kriteri i vetem per masterin e nivelit te dyte, nese kerkesat do te jene me te shumta ne numer sesa kuotat qe do te vendose Keshilli i Ministrave. Ne te kundert, do te kene mundesi qe te hyjne ne gjithe aplikantet.