E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gripi i derrave, dyshime për infektimin e 2 fëmijëve

Sipas buletinit të Institutit të Shëndetit Publik, aktualisht po priten përgjigjet e analizave për 2 raste të dyshuara, të moshës 5-14 vjeç, të cilat janë dërguar në Laboratorin e Referencës për Europën Juglindore në Bukuresht 

TIRANE-Shtohen rastet e infektimit të fëmijëve nga virusi i gripit pandemik A/H1N1. Sipas buletinit të Institutit të Shëndetit Publik, aktualisht po priten përgjigjet e analizave për 2 raste të dyshuara, të moshës 5-14 vjeç, të cilat janë dërguar në Laboratorin e Referencës për Europën Juglindore në Bukuresht. Ndërkohë që numri zyrtar tek të cilët është konfirmuar virusi A/H1N1 vazhdon të jetë 20 persona. Në buletinin nr.9 për ecurinë e këtij virusi në vendin tonë, ISHP sqaron se ka analizuar deri në datën 23 gusht 459 monstra të marra në të gjithë vendin. Numri më i madh i monstrave është marrë në Spitalin Infektiv në QSUT, 230 të tilla, 60 monstra janë marrë në Spitalin Pediatrik dhe 38 nga Poliklinikat në Tiranë. Për 20 rastet e konfirmuara, sipas buletinit të ISHP-së, rezulton se janë të grup moshave 15-24 vjeç, 10 të tjerë 25-44 vjeç dhe vetëm 2 raste janë të grupmoshës 45-59 vjeç.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›