E Shtunë, 31 Tetor 2026

MASH subvencion vetëm tekstet e shkollave 9-vjeçare

Përqindja e vlerës që do t'i subvencionohet nga shteti kësaj kategorie do të jetë në varësi të statusit që ata gëzojnë. Ata që përfitojnë asistencë sociale nga shteti, në momentin që blejnë librat duhet të tërheqin faturën tatimore, në mënyrë që më pas të përfitojnë subvencionimin.

Ndërkohë, procesi i shpërndarjes së teksteve shkollore ka filluar në të gjithë vendin, për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar dhe pritet që të përfundojë para fillimit të vitit të ri shkollor. Tekstet do të blihen në libraritë pranë shkollave që kanë afishuar tekstin alternativ që ka zgjedhur çdo shkollë, së bashku me çmimin përkatës dhe shtëpinë botuese.

Ministria e Arsimit bën të ditur se për herë të parë viti i parë i gjimnazit do të punojë me tekste të reja, disa prej të cilave janë përkthime të teksteve të huaja nga shtëpitë botuese më të mira të vendit.
Viti i ri shkollor do të nisë më 14 shtator për të gjithë sistemin parauniversitar.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›