Librat falas vetëm për nxënësit e 9-vjeçares
Por edhe për këtë kategori përqindja e vlerës që do t'u subvencionohet nga shteti do të jetë në varësi të statusit që ata gëzojnë. Nxënësit që përfitojnë asistencë nga shteti, kur blejnë librat duhet të tërheqin faturën tatimore
TIRANE-Ministria e Arsimit do të subvencionojë tekstet shkollore vetëm për nxënësit e shkollave 9-vjeçare, ndërsa shkollat e mesme nuk do të subvencionohen këtë vit, me përjashtim të nxënësve që përfitojnë asistencë sociale nga shteti. Por edhe për këtë kategori përqindja e vlerës që do t'u subvencionohet nga shteti do të jetë në varësi të statusit që ata gëzojnë. Nxënësit që përfitojnë asistencë sociale nga shteti, në momentin që blejnë librat duhet të tërheqin faturën tatimore, në mënyrë që më pas të përfitojnë subvencionimin nga shteti. Procesi i shpërndarjes së teksteve shkollore ka filluar në të gjithë vendin, për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar dhe pritet që të përfundojë para fillimit të vitit të ri shkollor, kur do te jete gati edhe alterteksti. Tekstet do të blihen në libratë pranë shkollave që kanë afishuar tekstin alternativ që ka zgjedhur çdo shkollë, së bashku me çmimin përkatës dhe shtëpinë botuese, ndërsa numri i përgjithshëm i titujve alternativë të hedhur në treg është afërsisht 600. MASH gjithashtu njofton se për herë të parë viti i parë i gjimnazit do të punojë me tekste të reja, disa prej të cilave janë përkthime të teksteve të huaja nga shtëpitë botuese më të mira të vendit. Ndërsa viti i ri shkollor do të nisë më 14 shtator për ciklin e ulët, 9-vjeçcar dhe atë parauniversitar.
(d.b/BalkanWeb)