E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëra, së shpejti linjë me fibrat optike

Shqipëria së shpejti do të jetë pjesë e linjave rajonale me fibra optike. UNIFI Communications, një agjensi ndërkombëtare telekomunikacioni me qendër në Nju Jork dhe Interoute Communications, operatori më i madh evropian i rrjetit me fibrër optike kanë nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e linjës nënujore Itali – Shqipëri. Ky projekt do të mundësojë lidhjen e parë tokësore nënujore me fibra optike nga Italia drejt Shqipërisë, dhe shënon fillimin e projektit të Rrjetit Ballkan-Itali duke planifikuar për ta shtrirë shërbimin edhe më tej në lindje të Europës.

Kompanitë kanë njoftuar se shërbimi për Shqipërinë pritet të nisë në tremujorin e parë të vitit 2011. Fibrat optike mundësojnë që tregu shqiptar e më gjerë edhe ai ballkanik të ketë akses për tu lidhur me operatorë të tjerë në stacionin tokësor të linjës në Itali dhe më tej në Evropë. Shërbimet e ofruara do të jenë të shumëllojshme duke përfshirë internet me më shumë se disa GigaBit. Rrjeti planifikohet të ndërtohet me fibra optike shumë të përparuara në apektin teknologjik, duke ofruar virtualisht kapacitet të pakufizuara transmetimi të dhënash dhe diversitetin e tyre për të cilat tregu ka shumë nevojë. Sipas planeve të UNIFI-t, faza e parë e e projektit synon të krijojë linjë të qëndrueshme optike në Tiranë.

Po ashtu kompania planifikon të krijojë një shërbim të ndërmjetëm i cili lehtëson ndërlidhjen mes operatorëve të telekomunikacionit në vend dhe ISP-ve, duke u bërë kështu një qendër e madhe telekomunikacioni për rajonin e Ballkanit. Për të përmbushur nevojata e tregut rajonal planifikohet që më tej të krijohet mundësia e lidhjes tokësore me vendet fqinje si Greqi, Kosovë, Maqedoni dhe Mal i Zi. Linja të tilla fibrash do të stimulojnë rritjen e ndërlidhjeve në tregje të tjera rajonale si Bullgaria dhe Turqia e deri në Lindje të Mesme.

Adi Darsi Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 26 maj 2010 )

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›