Vret veten me armën e shërbimit ushtari i Gardës
Nga hetimet paraprake dyshohet se ushtari i Gardes qe po kryente sherbimin ne Mullet, Tirane ka kryer vetëvrasjen me armën e shërbimit. Sipas Policisë, dyshohet se vetëvrasja mund të jetë shkaktuar në kushte të rënda depresioni
TIRANE-Një ushtar i Gardës vret veten me armën e shërbimit. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21 e 30 minuta në Mullet, ku ushtari 19 vjecar, Gëzim Hadëri nga Podgoria e Korcës ndodhej me shërbim. Nga hetimet paraprake dyshohet se ushtari Hadëri ka kryer vetëvrasjen me armën e shërbimit në vendin e tij të rojës. Këtë dëshmi e kanë dhënë shokët e tij të repartit, sipas të cilëve ai është qëlluar më armen e shërbimit, gjë që i ka sjellë vdekjen e menjëhershme. Po sipas Policisë, dyshohet se vetëvrasja mund të jetë shkaktuar në kushte të rënda depresioni. Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(d.b/BalkanWeb)