E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperi Berisha Rama debate ne distance

Brenda pak oresh kryetari socialist Edi Rama dhe kryeministri Sali Berisha debatuan me njeri tjetrin ne distance duke konfirmuar edhe se nje perballje e mundshme publike mes tyre  i takon se ardhmes.

Ne mbledhjen e grupit parlamentar socialist Zoti Rama ju drejtua publikisht kryemnistrit me kerkesen per nje debat. Dua tja kerkoj sot Saliut edhe me ze e me figure qe te vije ne nje debat perpara shqiptareve. Qytetaret e ketij vendi meritojne te dine si do te dalim nga ky udhekryq ku as Europa sna nxjerr dot as shqiptaret sduan te rrine. Meritojne te dine cfare kemi per ti thene njeri tjetrit sy me sy dhe ne sy te tyre per ato qe ata i degjojne prej nesh vec e vec.

Ndonese foli gjate ne mbledhjen e grupit demokrat edhe per marredheniet me opoziten pergjigjen per debatin kryeministri e dha permes zedheneses se partise se tij Zoti Berisha ka qene i gatshem per te debatuar me te ne te shkuaren. Ai e ftoi zotin Rama per te debatuar per zgjedhjet e vitit 2009 dhe eshte i gatshem per te debatuar me liderin e opozites perpara zgjedhjeve te vitit 2013 por zoti Berisha beson se tani nuk eshte kohe per debate vecanerisht per shkak se nuk do te ishte e pershtatshme per Partine Demokratike te ndikonte ne Kongresin e ardhshem te Partise se zotit Rama deklaroi zedhenesja Albana Mustafaraj.

Por kjo nuk ishte e vetmja pergjigje refuzuese. Zoti Rama kerkoi sot qe shumica te paraqiste nje qendrim serioz ndaj ofertes se tyre me 10 pika Ne kembengulim qe te kemi publikisht nje qendrim zyrtar te qeverise per oferten tone. E do apo nuk e do kjo qeveri paktin me opoziten per pershpejtimin e integrimit europian Do apo nuk do kjo qeveri te adresoje bashke me opoziten ne parlament te gjitha kritikat dhe kerkesat e Bashkimit Europian  Do apo sdo kjo shumice parlamentare te punoje me opoziten parlamentare per te rimekembur shtetin reformuar drejtesine garantuar pavaresine e institucioneve me nje proces politik europian  Te na e thone qarte. Te na thone pse nuk e duan kete pakt nese nuk e duan. Te na thone cfare duan te rishohin ne kete pakt nese duan te rishohin dicka. Te na thone cfare duan te shtojne ne kete pakt nese duan te shtojne dicka apo shumecka. Vetem duke share opoziten nuk pershpejtohet integrimi u shpreh zoti Rama.

Qendrimi i kryeministrit disa minuta me vone nga mbledhja me deputetet e tij ishte po ai i konfirmuar dite me pare. Sipas shumices propozimet e opozites jane jashte kuadrit kushtetues dhe behen vetem me qellimin per te bllokuar Zoteria premtoi ne unison se do te votoje dhe pastaj per te mos votuar leshoi nje seri ultimatumesh keto ne nuk mund ti pranojme jashte rregullit kushtetues . Ne i themi zoteri nuk kemi votat per Avokatin e Popullit jo thote ai dua dhe Guvernatorin dua dhe KLD.  Jo more zoteri shumice nuk mund te behesh kurre ti sa te jesh pakice shumice te bejne shqiptaret ty nuk te ben Sali Berisha.

Kryeministri rikonfirmoi se dy jane ceshtjet per te cilat mund te bisedohet me opoziten regullorja e parlamentit e pershtatja e saj me ate te parlamentit europian si dhe reforma zgjedhore Pergjigja jone eshte kjo ne rast se ju jeni i interesuar dhe nuk e keni farse  dhe hipokrizi kete urdheroni te ndertojme komisionin parlamentare te zgjedhjeve javen qe vjen madje qe kete jave  qe diten e enjte me ato parime qe ka me barazi te plote me prani te OSBE/ODHIR me axhende te thjeshtuar  me te gjitha rekomandimet e OSBE/ODHIR. 

Por sipas zotit Rama edhe perparimi per kete reforme eshte blookuar nga shumica tha ai E kane degjuar te gjithe shqiptaret sesa shpesh e ka perseritur qe eshte gati te miratoje cdo propozim te opozites per Kodin Zgjedhor qe merr driten jeshile nga ODIHR dhe/ose Komisioni i Venecias.  Nuk po pranon nenshkrimin e ketij sterpremtimi dhe prandaj nuk po ecen me tutje. Ne i kerkojme ta nenshkruaje marreveshjen per metodologjine e punes se komisionit te reformes zgjedhore qe e ka ne tryeze prej me shume se 10 ditesh

Me keto qendrime te paleve per momentin nuk duket asnje drite jeshile se situata politike do te mund te ndryshoje. Te pakten jo ne nje te ardhme te shpejte. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›