Ambasadori Arvizu u ben thirrje partive te shfaqin bashkarisht vullnetin e mire per zgjedhjet

Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Shqiperi Aleksander Arvizu u beri thirrje forcave politike ne Tirane qe te shfaqin bashkarist vullnetin e mire per zgjedhjet vendore. Ai deklaroi se asnje garanci dhe asnje rekomandim nuk kane me shume rendesi se sa ky vullnet i mire i paleve. Ambasadori Arvizu tha nga ana tjeter se SHBA do te japin cdo ndihme qe kerkohet per te zbardhur ngjarjen e 21 janarit.
Ambasadori i SHBA ne Tirane Aleksander Arvizu tha mbreme se demokracia shqiptare po ecen dhe mund te funksionoje akoma me mire nese forcat politike veprojne me vullnetin e mire. Ambasadori amerikan i beri keto komente i ftuar ne programin Top Story te televizionit Top Channel ku dha mendimet e tij mbi zhvillimet politike ne Shqiperi ne prag te zgjedhjeve vendore. Ambasadori Arvizu tha se partite politike shqiptare vertet nuk permbushen rekomandimet e ODIHR/OSBE por keshillen per vullnet te mire mund ta permbushin brenda dites.
Ambasadori amerikan tha se do te ishte shume mire nese partite do te publikonin nje deklarate te perbashket ku te shprehnin deshiren e mire dhe ndihmesen e tyre per mbarevajtjen e procesit zgjedhor. Por ata kerkojne garanci nga njeri-tjetri nderkohe qe te gjitha keto garanci varen nga vullneti i mire i tyre tha ai.
Ambasadori i SHBA tha se qeveria amerikane ka dhene 360 mije dollare ne mbeshtetje te koalicionit te vezhguesve vendore dhe po studion vendosjen e nje keshilltari amerikan krahas nje europiani prane Komisionit Qendror te zgjedhjeve.
Ai hodhi poshte si te paverteta komentet se ndaj vezhguesve te ODIHR-it po behet presion. Ata jane profesioniste qe bejne punen e tyre ne ndjekjen e procesit zgjedhor dhe ato qe thuhen per presione jane te pabazuara - theksoi amabasadori Arvizu.
Po ashtu ai shfaqi vendosmerine amerikane per te mbeshtetur prokurorine ne zbardhjen e ngjarjeve te dhunshme te 21 janarit ne kryeqytet me eksperte hetues dhe pajisje. Ambasadori Arvizu tha se do te bente te gjitha perpjekjet qe dosja e 21 janarit te mos zvarritet si ajo e Gerdecit.