E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperi-Itali, nenshkruhen marreveshje dypaleshe

Shqiperia dhe Italia firmosin disa marreveshje dypaleshe dhe me te rendesishmet jane ato ne sektorin energjitik.

Marreveshjet parashikojne nje investim prej 2.5 miliarde eurosh, nderkohe qe vete kryeministri Sali Berisha theksoi se jane edhe 3 miliarde euro te tjera qe do te investohen ne te ardhmen.

Ne nje konference te perbashket per shtyp, kryeministri italian Silvio Berlusconi dhe ai shqiptar Sali Berisha, vleresuan marredheniet shume te mira mes dy vendeve dhe bashkepunimin e deritanishem.

Kryeministri shqiptar ftoi investitoret italiane qe te vijne, pasi do te gjejne nje klime te mire biznesi, duke permendur edhe faktin qe sipas Berishes, Shqiperia eshte vendi me taksa me te uleta ne Evrope.

Edhe presidenti i Keshillit te Ministrave te Italise, Berlusconi garantoi nga ana e tij mbeshtetjen qe do te kene ne Shqiperi, investitoret e vendit te tij.

Berlusconi, nder te tjera mbeshteti integrimin e Shqiperise dhe vendeve te Ballkanit Perendimor ne familjen Evropiane.

Nga ana e tij, kryeministri Berisha theksoi se ne vizionin e tij Shqiperia duhet te behet nje super-fuqi energjitike, pasi potencialet jane te medha.

Po ashtu Berisha premtoi edhe vemendje ne sektorin e bujqesise, duke lajmeruar edhe nje fushate per mbjelljen e 20 milione rrenjeve ullinj, qe simbolizon shenjen e perjetesise.

"Une dhe Berlusconi e duam perjetesine", tha nder te tjera Berisha, fjali e cila u prit me ovacione.

Po ashtu Berisha theksoi se Shqiperia eshte e gatshme te nenshkruaje per te forcuar per luften kunder krimit te organizuar.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›