Vizita e Topit, pritet t’i jepet titulli “Qytetar nderi”
09/04/2010 Në Dibër të Madhe
Presidenti Bamir Topi, më 12 prill do të zhvillojë një vizitë në Maqedoni, gjatë së cilës ai do të shpallet “Qytetar nderi” i qytetit të Dibrës. Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet lokale dibrane, të cilat kanë paralajmëruar se është përgatitur një ceremoni e veçantë për shpalljen e Presidentit të Shqipërisë “Qytetar nderi” i qytetit të Dibrës. Nisma për shpalljen e Presidentit Topi është ndërmarrë nga ana e kryetarit të komunës, Argëtim Fida. Presidenti shqiptar, sipas axhendës do të qëndrojë edhe në Shkup, ku do të pritet nga ana e Presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov. Në kuadër të kësaj vizite janë caktuar takime me krerët e institucioneve shtetërore, si dhe liderët e partive politike shqiptare në Maqedoni. Kjo është hera e parë që një president shqiptar merr një titull të tillë në trevat shqiptare në Maqedoni. Ndërkohë nga ana tjetër, Presidenti Topi këto kohë ka qenë i angazhuar dhe me zhvillimet e rajonit, ku shpeshherë ka bërë thirrje për bashkëpunim mes vendeve dhe gjetjen e gjuhës së përbashkët mes tyre. Për t’u përmendur ishte dhe biseda që Presidenti i Republikës zhvilloi me atë maqedonas, në lidhje me thirrjet raciste që u hodhën në paradën e ditës kombëtare të Greqisë, nga një skuadër ushtarakësh grekë.